Begaj: At Arthur Liolin, figurë e shquar e Kishës Orthodhokse

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin.

“Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin, Kancelar i Kryepeshkopatës Orthodhokse Shqiptare në Boston”, u shpreh Begaj.

“At Liolinin, këtë figurë të shquar të Kishës Ortodokse dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, do ta kujtojmë përherë si pasardhës të denjë të Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe”, theksoi Kreu i Shtetit.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Në vitin 1991, At Liolini realizoi ëndrrën e tij, duke meshuar në 22 qytete të Shqipërisë”, nënvizoi Begaj.

“Ai nuk ishte thjesht një udhërrëfyes shpirtëror, por mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, mbështetje të cilën e shprehu edhe nëpërmjet botimeve ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike mbi çështjen shqiptare. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, përfundoi mesazhin e tij të ngushëllimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Arthur Liolin lindi më 1943, në Nju-Jork nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Së fundmi ishte kancelar i Kryepeshkopatës Orthodhokse Shqiptare me qendër në Boston dhe vlerësohej si një pasardhës i denjë i Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.

Studimet e larta i kreu në vitin 1967 për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin Princeton, ku u diplomua shkëlqyeshëm (Summa cum laude). Gjithashtu, ka bërë studime në Institutin “Albert Schveitzer” në Zvicër në programin: “Kriza në Qytetërimin Perëndimor,” ku përfshihen një sërë hulumtimesh ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike.

At Arthur Liolin ka shkruar mjaft artikuj rreth çështjes shqiptare në gazetën “Dielli,” dhe më tej nëpër revista te ndryshme si “Liria”, Illyria”, “Koha Jonë” etj. Në vitin 1970 u dorëzua në gradën priftërore në Boston ku i ka shërbyer bashkësisë shqiptaro-amerikane. Ai ka organizuar Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës. Në vitin 1991 At Liolin bëri udhëtimin më të famshëm të jetës së tij, ku meshoi në 22 qytete të Shqipërisë. /ATSH

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.