Bushka: Avancimi i Reformës në Drejtësi, i rëndësishëm për eficiencën e gjyqësorit

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, zhvilloi një takim pune me dy bashkëraportuesit për Shqipërinë


Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, zhvilloi një takim pune me dy bashkëraportuesit për Shqipërinë, Asim Mollazada dhe Ionut Stro nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, si edhe zëvendësshefin e sekretariatit të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë, Bas Klein.

Bushka nënvizoi se, në fokus të diskutimeve ishin rezultatet e reformës në drejtësi dhe u ritheksua rëndësia e avancimit të saj, veçanërisht për rritjen e eficiencës së sistemit gjyqësor.

Asim Mollazada (Azerbajxhan, KE/DA) dhe Ionut Stroe (Rumani, EPP/CD), bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, zhvilluan një vizitë faktmbledhëse në vend.

Diskutimet u fokusuan kryesisht në zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, demokracinë lokale dhe decentralizimin, situatën e minoriteteve dhe lirinë e medias. /ATSH

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”