Gëzuar Ditën Kombëtare të Trashëgimisë!

29 shtatori është dita kur kujtojmë me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane


Nga Akad. Vasil S. Tole

29 shtator-Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Në vitin 2003, kohë kur ligji nr. 9048 “Për trashëgiminë kulturore” u miratua, askush nuk e mendonte se propozimi ynë për të pasur një ditë dedikuar trashëgimisë sonë do të ripërmasohej dhe çmohej nga viti në vit.

29 shtatori është dita kur kujtojmë me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane, kur të gjitha vlerat e saj materiale e jo materiale bëhen një së bashku me njerëzit që ato i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor evropian.

Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëtarëve, bartësve të folklorit dhe artizanëve, të gjithë njerëzve të njohur apo anonimë të cilët i dhanë kuptim fjalës Shqiptar.

“Dëshmorët e monumenteve” të vitit 1916: Major Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani i dhanë shpirtin e tyre kësaj date simbolike.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Trashëgimisë!

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…