Requiem për Atë Artur Liolinin

Ishte një legjendë e gjallë që na vinte rrotull. Qofsh i parajsës Atë Artur Liolin!


Nga Sadik Bejko

REQUIEM PËR ATË ARTUR LIOLININ

U hidhërova që nuk është më. E kam takuar në Gjirokastër më 1991. Në Mitropolinë e vjetër, në kishën e lagjes Pazari i Vjetër.

Ishte një burrë shumë simpatik për të qenë prift. Aq simpatik sa i shkonin shumë mjekrra, kamillafi i zi prej kleriku ortodoks. Portreti i tij ishte fetar, po aq fetar sikur ta kishe gdhendur për zili. Zëri i tij i pastër, në një shqiptim të kjartë dhe në tonalitet prej basi vinte prej Korçe. Ishte një kombimim mrekullish. Një klerik shqiptar elegant prej Amerike dhe njëherësh klerik që të çonte në Rilindje e më larg.

Ishte një legjendë e gjallë që na vinte rrotull. Njëherësh një njeri i bukur, priftëror, fantast dhe i prekshëm. Klerik? Dhe i mbështjellë me mister. Dhe konkret me një degë borziloku të zhytur në ujë.
Një prift që vinte nga katedra e Fan Nolit, aty para nesh. Prift që më ka spërkatur me ujë. Degë të plota borziloku zhyteshin në një enë me ujë dhe Atë Artur Liolini na spërkaste duke thënë më zë të lartë lutje dhe psalme, fjalë ungjillore. Për ne të pakuptuara.

Ju kam pagëzuar me borzilokun dhe ujin tonë na thoshte ai.

Mua më ka pagëzuar. Më lagu me ujë borziloku Gjirokastre. Dhe e pranoja. Po sa i bukur prift që isht!.
Isha krijesë komuniste e tjetërsuar nga çdo fe, si secili aty rreth e rrotull meje. Isha i rrafshuar nga hekuri i skuqur komunist mbi kokën time; një krejt trushpëlarë komunizmi.


At Artur Liolin

Por pagëzimin me borzilok e ujë të atë Liolinit si përtëritje nga vapa e zhuri i gjatë…. e pranoja.
Ai klerik, Ai atë Arturi, me atë zë grykor e të lahtë prej korçari ishte yni.

Në jetë të jetëve yni. Na kishte ardhur nga larg. (Pse na u vonove kaq shumë? Ku ishe o prift i lashtë, pse na u vonove kaq gjatë ti o atë ?)

Dhe ne i vumë atij në duar ujin dhe borzilokun e Gjirokastrës.


Sadik Bejko, poet

Ai veç po na kthente lutjet e psalmet që ishin mbi 2000 vjet të qëmotshme. Që na i kishin mëkuar mbi djep gjyshat tanë. Që i kishim harruar.

Aleluja aleluja… dhe na spërkaste me borzilok e ma ujë të freskët, me ujë të qëmotshëm pusi. Nga uji i puseve tona.

Qofsh i parajsës Atë Artur Liolin!

Dhe e pranoja ujitjen e tij si një shtrat i tharë lumi, kërkesat e shirave dhe të rrjedhave të ujit sipër tij.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!