Situata në veri të Kosovës, Wisner takon Hasanin

Ambasada e SHBA: Autorët e sulmit në Kosovë para drejtësisë. I dërguari amerikan takon ministrin e Jashtëm, Hasani


Ambasada e SHBA-së në vendin tonë e cilëson si të papranueshëm sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner takoi sot ministrin Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ku e uroi për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada bën të ditur se ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë.

“Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes. Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”, shkruan Ambasada në “Facebook”.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Për t’ju dhënë shqiptarëve pasaportën e BE-së, na duhet mandati i katërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mund të sigurojmë çdo shqiptari dhe shqiptareje pasaportën evropiane të Shqipërisë 2030 brenda kësaj…