Viti i ri akademik, Manastirliu: Prioritet, ndërkombëtarizimi i universiteteve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka përsëritur nevojën e krijimit të një oferte akademike tërheqëse dhe konkurruese për studentët vendas dhe të huaj nga universitetet shqiptare.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka përsëritur nevojën e krijimit të një oferte akademike tërheqëse dhe konkurruese për studentët vendas dhe të huaj nga universitetet shqiptare.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, zonja Manastirliu bisedoi me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike.

“Sigurisht që sfida më e madhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe është ndërkombëtarizimi, afrimi sa më shumë i universiteteve tona me universitetet e huaja, për të ndërtuar programe të përbashkëta, për të pasur diploma dyfishe, për të bërë ofertën tonë të arsimit të lartë sa më shumë atraktive, jo vetëm për studentët tanë, por gjithashtu edhe për studentë të huaj”, tha ministrja Manastirliu.

Zonja Manastirliu u shpreh për nisjen e një procesi të profilizimit të universiteteve si dhe mbështetjen e studentëve nëpërmjet bursave për programet prioritare.

“Jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik. Nga gjithë procesi i regjistrimit në universitete nëpërmjet qendrës sonë dhe portalit të universiteteve është mundësuar që të kemi në kohë reale një rishikim edhe riorganizim të kuotave dhe i kemi realizuar ato sipas kërkesave tuaja. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe në programin që qeveria ka ndërtuar për dhënien e bursave në masën e pagës minimale të studentëve që zgjedhin programe prioritare, është pikërisht lidhja e programit me tregun e punës”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe rektorët e universiteteve publike dhe jopublike diskutuan gjithashtu për krijimin e një dokumenti të ri politikash për arsimin e lartë.

Vengu me Komisionerin e Mbrojtjes, kërkon përfshirjen e Shqipërisë në programet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës njëditore në strukturat e Bashkimit Europian në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu me Komisionerin e Mbrojtjes, kërkon përfshirjen e Shqipërisë në programet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës njëditore në strukturat e Bashkimit Europian në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin…