“Festa e Mjaltit” në Librazhd

Në Librazhd u organizua sot “Festa e Mjaltit”, ku morën pjesë shumë fermerë nga rrethinat


Në Librazhd u organizua sot “Festa e Mjaltit”, ku morën pjesë shumë fermerë nga rrethinat, të cilët sollën jo vetëm mjaltë cilësor, por edhe produkte të tjera bio të zonës.

Në aktivitetin e zhvilluar ishin të pranishëm deputetja e qarkut të Elbasanit, znj. Evis Kushi dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha. Kushi ka shpërndarë në rrjete sociale momente nga aktiviteti, të cilin e cilëson si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar produktet dhe vlerat e zonës.

“Festa e Mjaltit në Librazhd, e kthyer tashmë në një traditë të bukur disavjeçare, na mblodhi në qendrën e rilindur të qytetit së bashku me kultivues të bletës, fermerë e prodhues bujqësorë e blegtoralë, si një mundësi e shkëlqyer për të promovuar produktet dhe vlerat e zonës, për të nxitur zhvillimin e ekonomisë lokale, por edhe për më shumë atraksion turistik. Suksese kryetarit të ri, Mariglen Disha dhe stafit, në vijimin e punëve të mira dhe arritjet në këtë bashki!”, shkruan Kushi. /ATSH

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…