Plenković: Mbështetje të thellë për Shqipërinë në procesin e përafrimit në BE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković deklaroi sot se Kroacia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit europian, jo vetëm me ekspertizë, por do të shërbejë edhe si shtysë.


Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković deklaroi sot se Kroacia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit europian, jo vetëm me ekspertizë, por do të shërbejë edhe si shtysë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në Kroaci, Plenković bëri të ditur se Kroacia është një prej vendeve të BE-së që advokon për një rrugë të drejtë të Shqipërisë drejt BE-së.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona shumë të mira janë cilësore dhe të avancuara. Kroacia ofron mbështetje të thellë për Shqipërinë në procesin e përafrimit në BE. Jemi një prej vendeve të BE-së që advokon për një rrugë të drejtë të Shqipërisë drejt BE-së. Kemi marrëveshjen e partneritetit strategjik. Tani kemi një marrëveshje të re që kemi arritur në fushën e bashkëpunimit të politikës sociale dhe shëndetësisë, që paraqet një pjesë tjetër të mozaikut në raportet mes Shqipërisë dhe Kroacisë“, tha kryeministri kroat.

Plenković bëri të ditur se po ashtu do të punohet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Kemi biseduar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Vitin e kaluar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve llogariteshin rreth 170 milionë euro. Duam të bëjmë një ndërlidhje më të fortë mes vendeve tona si përmes rrugëve tokësore, edhe atyre detare. Nuk kemi kufij që na ndajnë, por jemi fqinjë dhe jemi pjesë e rajonit të njëjtë“, theksoi ai.

Njëkohësish kryeministri kroat theksoi se do të angazhohet edhe për shtimin e investimeve nga ana e sektorit privat.

“Kemi kompani që investojnë në njërin apo tjetrin vend dhe dëshirojmë që investime të tilla të vijojnë të rriten”, shtoi Plenković.

Plenković theksoi se gjatë takimit me kryeministrin Rama, temë e bisedës ishte edhe bashkëpunimi rajonal, teksa siguroi se Kroacia do të luajë rol në çuarjen para të procesit të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve.

“Kemi biseduar edhe për çështje të bashkëpunimit rajonal, ku Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE”, u shpreh kryeministri kroat.

Ai siguroi se Kroacia do të ofrojë ekspertizën e vet për të përshpejtuar procesin e integrimit.

“Pas shumë vitesh Shqipëria është në procesin e negociatave për integrim në BE. Ne do të ofrojmë ekspertët tanë në të gjitha fushat”, deklaroi Plenković.

Gjithashtu, ai informoi se në takimin dypalësh ishte folur dhe për situatën në rajon, për çështje ekonomike e të tjera.

“Presim që raporti i ri i KE-së të përfshijë edhe shumë projekte të tjera të ndërlidhjes, në infrastrukturë, energjetikë, etj. Është e rëndësishme që vendet e Evropës Juglindore në aspektin ekonomike sikurse edhe institucional, të jenë sa më mirë të përgatitura për anëtarësimin në BE”, tha ai.

Kryeministri kroat, po ashtu vlerësoi rolin e Shqipërisë në organizimin e iniciativave e takimeve që kanë për synim avancimin e proceseve të integrimit europian, si ajo e dhjetorit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ai bëri të ditur se pas 2 javësh do të vizitojë Tiranën për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. (ATSH(

Lexo më shumë nga

Deklarimi i pagave të plota, Manjani: Rreth 1 miliardë lekë më shumë nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2024

Përgjatë vitit 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin rreth 1 miliardë lekë më shumë se sa ishin…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Deklarimi i pagave të plota, Manjani: Rreth 1 miliardë lekë më shumë nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2024

Përgjatë vitit 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin rreth 1 miliardë lekë më shumë se sa ishin…