Vuçiçi “evropian” u zhduk, u kthye Vuçiçi radikal!

Drejtore e Infowebtv.com


Nga Anisa Bahiti

1. Në një darkë informale Presidenti Vuçiç i drejtohet Presidentit të Maqedonisë para disa javëve si me “shaka” dhe i thote ‘mora vesh se i ke zbrazur depot dhe ia ke dhënë të gjitha armët Ukrainës bashkë me tanke dhe helikopterët’. Të sugjeroj vijon Vuçiç që t’i japësh edhe Bandën Frymore të ushtrisë sepse kur të të duhen ty armët, sepse herët a vonë do të të duhen, atëhere do te t’i dhuroj Unë (Serbia). Ty (Maqedonisë) per t’u mbrojtur nënkuptohet (këtu pa i përmendur mendon shqiptarët). Të gjithë të pranishmit qeshën me këtë “shaka” sa për të kaluar këtë mesazh të sikletshëm të lëshuar nga Presidenti i Serbisë! Disa javë më vonë, askush nuk qesh më me mesazhet dhe veprimet publike të Presidentit të Serbisë, ato janë radikale, militariste dhe antieuropianiste, siç në të vërtetë ai është, paçka përpjekjeve për t’u fshehur nën lëkurën e një gjengji me aspirata europiane!

2. Aleksandër Vuçiç sot për sot është më i vjetri politikan në pushtet në Ballkan, i vetmi që ia kalon është Berisha në Shqipëri, por ky është në opozitë dhe në fatkqësi. Ai ka qenë lideri i Rinisë së Partisë Radikale të Sheshelit në vitet 90′ gjatë luftës në Bosnje. Ka mbledhur armatime, para dhe njerëz për të luftuar me bandat radikale në Bosnjë ku janë kryer masakra që dhe sot bëjnë të dridhet fëmija në djep të nënës. Kjo histori vijoi me luftën në Kosovë, radikalët hynë në qeveri me Millosheviçin dhe e bënin atë të dukej pacifist nga gjuha e egër që përdorin radikalët kundër shqiptarëve në një qeveri ku Vuçiç ishte Ministër i Informacionit, de fakto i propagandës më militariste, antishqiptare dhe antiperëndimore që është njohur ndonjëhere më parë që nga Lufta e Dyte Boterore. Ky është Vuçiçi i vërtetë ai radikali, ai militaristi.

3. Pas ngjarjeve të shpejta të njëpasnjëshme kur u arrestua Millosheviçi. shkoi në Hagë e ra nga pushteti, kur u vra Gjingjiçi, iku dhe Koshtunica dhe mbeti Boris Tadiç Perëndimi pati një shpresë për një demokratizim të Serbisë. Për këtë duhej një opozitë e re. Jo ajo e Sheshelit të sapo dalë nga burgu i Hagës, me pak fjal, një operacion imazhi. Kjo ishte dyshja e djemve të rinj të epokës Millosheviç-Sheshel pra, Daçiç-Vuçiç. Ata ringjallën marrëveshjen e viteve ‘90 me të cilën bënë spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit në Bosnjë dhe Kosovë. Jo rastësisht kur Vuçiç shkoi të vizitonte Srebrenicën banorët boshnjakë vendorë e zunë me gurë. Kjo dyshe sapo u rikthye në pushtet me largimin e Boris Tadiç nje properëndimor i vërtetë bëri 3 gjëra:

E para, vijoi operacionin e imazhit me perendimorët se gjoja ata kishin ndryshuar tashmë dhe kishin lënë të shkuarën pas.
2. Me pragmatizëm unik i lidhi interesat e Serbisë me kapitalizmin dhe bankat perëndimore duke goditur oligarkët vendas Mishkoviç, Kariç, Mihajlloviç e të tjerë, me synimin strategjik ta bënte perëndimin të kishte interesa konkrete në Serbi.
3. Vendosi aleancën strategjike më për mbrojtje dhe ekonomi me Rusinë, Kinën dhe disa vende arabe duke e rimodernizuar shpejt ekonominë serbe me kapitale të shumta dhe të freskëta e njëherësh modernizmin e Forcave të Armatosura të Serbisë për t’a ringritur pas shkatërrimit të viteve ‘90.

Ndërkohë që bënte këto gjëra të jashtëzakonshme në pak kohë realizonte dhe disa plane të vjetra të radikalëve në pushtet. Organizoi një Referendum Kushtetues në të cilën pikën një kishte Kosova, është zemra e pandarë e Serbisë. Filloi një fushatë të pashoq në të gjithë botën që të ndalte njohjen e Kosovës nga bota pas paverësisë në 2008. Riaktivizoi një agresion diplomatik dhe juridik me para dhe propagandë me anë të cilës shpërndau gjoja tezën e trafikut të organeve në Shqipëri nga UÇK në vitet ‘90 me të cilën u krijua Gjykata Speciale në Kosovë, fatkeqësisht nga ata vetë që sot ndodhen në burg. Hodhi në tryezë një tezë të rikrijimit të Jugosllavisë së Re me emërtimin Ballkan i Hapur. Naiviteti dhe lidhjet me interesat ekonomike të disa lobeve të pushtetit në perëndim e perkrahën dhe fatkeqesisht jo vetëm ata, por dhe Thaçi në Prishtinë me nje dialog pa fund e pa krye që çoi në Hagë kur donte të shkëmbente kufinjtë, Rama në Tiranë që i dukej vetja “Jesus Christ superstar” i Evropës dhe disa të tjerë në Maqedoni.

5.Çfarë bëri në të vertete nderkohë Vuçiçi rrethoi Kosovën me 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie. Çoi në burg për krime lufte me dokumentat dhe akuzat e qeverisë së tij të ‘99 Presidentin e Kosovës dhe të tjerët. Futi një perçarje ndërshqiptarë si në Luften e Dytë Botërore mes Tiranës-Prishtinës-Shkupit e cila vazhdon. Tentoi të vriste fizkisht Millo Gjukanoviçin në Mal të Zi por e vrau politikisht me duart e disa shqiptarëve dhe serbëve vendorë dhe Kishës ruse dhe serbe, por dhe me konsensusin e disa “aleatëve perëndimorë” . Ndërkohe i ndodhin 2 gjëra që si kishte parashikuar: e para, lufta në Ukrainë dhe ku duhet të zgjidhte nga të qëndronte, o me Perëndimin, o me Rusinë dhe e dyta, në Kosovë u rikthye në pushtet Albin Kurti me Vetëvendosjen të vetmit me të cilët ai dhe njerëzit e tij në Kosovë nuk ishin ulur kurrë. Në rastin e parë nuk del dot kundër Rusisë se humb dhe pushtetin dhe ndoshta dhe kokën për shkak të lidhjeve të vjetra dhe të reja me Kremlinin dhe Patriarkun rus, në rastin e dytë ai e kishte nënvlerësuar Albin Kurtin dh aftësinë e tij për të qëndruar ndaj Serbisë. Ndoshta sepse dikush në Tiranë i thoshte do jenë nën kontrollin tonë, një pjesë sepse vetë Serbia nuk kuptonte se i gjithë elektorati i Vetëvendosjes është burim I dhunës së Serbisë të viteve ’90. Janë fëmijët refugjatë të kohës së luftës, janë studentët dhe nxenësit e sistemit paralel arsimor, janë femijët e atyre qe u vranë dhe u shkatërruan në luftë. Ndoshta sepse Serbia thjesht nuk e kupton faktin se e ka të pamundur të rikthehet në Kosovë dhe ende beson tek ndonjë kërriç gjakprishur që s’jeton dot më në Kosovë dhe ka vajtur të strehohet e të llapë npër ekranet e banaqeve televizive të Tiranës e nëpër tryezat e shtruara plot të oligarkisë së Shqipërise, e cila përveç pushtetit dhe parasë s’ ka asnjë interes tjetër në këtë botë.

6. Këto janë arsyet pse Presidenti I Serbisë hoqi mantelin e “demokratit” dhe veshi uniformeë e Radikalit atë që në fakt i rri më mirë. Sepse i dështoi Jugosllavia e Re , sepse serbët e Kosovës mezi presin momentin të shpëtojnë nga dhuna dhe dominimi teokratik i bandave të tij në Kosovë, sepse të rinjtë e Serbisë nuk duan të vdesin si paraardhësit e tyre në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Sepse aleatin e vet, Rusinë nuk e ka në kufi por ka NATO-n, sepse armët me të cilët ka armatosur popullin e tij për të vrarë fqinjët qytetarët e Serbisë po i përdorin për të sakatuar me masakra urbane njëri-tjetrin, sepse ka përpara rininë e Kosovës, sepse Perëndimi ka hallet e veta e s’do të tolerojë një mashtrues bizantin të ripërsërisë historinë e të shkuarës me luftëra fetare dhe etnike, sepse në Kosovë ka Albin Kurtin që nuk e blen dot, sepse e kupton që nëse vazhdon kështu ai humb pushtetin dhe si despot që është do të shkojë atje ku e ka vendin si paaradhësit e vet. Tek e fundit ç’ mund të presësh nga dikush që si Kryetar Shteti mbylli gruan e vet, nënën e femijeve, të sëmurë, derisa ajo ndërroi jetë!

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…