Forcimi i Televizionit Publik Shqiptar i jep impulse të reja demokracisë

RTSH Radio Televizioni Shqiptar -Televizioni i Publikut


Nga Ivana Tomço

Në të gjitha fushat e jetës, ne prodhojmë. Gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më mirë.

Kjo ndodh edhe në media.

Por, diçka është ende e paqartë. Cilët jemi ne dhe çfarë bëjmë? Cilët janë aspiratat tona? Si duhet të përshtatemi me botën që na rrethon, me qëllim që të vazhdojmë të përmbushim rolin tonë, duke u bërë njëkohësisht edhe kompetitivë?

Cilat janë pasojat e zgjedhjeve tona, për shoqërinë, qytetarët dhe publikun? Për ta kuptuar më mirë këtë, duhet ta ndërtojmë diskutimin tonë në mënyrë të atillë që ky i fundit, të jetë i kuptueshëm për të gjithë.

Vlerat e së shkuarës na mësojnë se çfarë ka të drejtë të ketë çdo qytetar, cilido qoftë vendi i tij në shoqërinë apo vendin ku banon.

Radio Televizioni Publik është një instrument që i drejtohet çdonjërit qytetar. Ai nxit pjesëmarrjen në jetën publike, zhvillon dijet, zgjeron horizontet dhe i lejon secilit të kuptojë më mirë vetveten, duke kuptuar botën dhe të tjerët. Në këtë vend takimi, të gjithë qytetarët ftohen dhe trajtohen si të barabartë, pavarësisht nga statusi social apo ekonomik i njërit apo tjetrit. Misioni dhe detyrimet e tij, nuk vijnë si rezultat i besnikërisë apo ekzistencës së statutit. Ai ka të bëjë me luftën për mbrojtjen e disa vlerave të domosdoshme për shoqërinë, individët dhe demokracinë, duke iu drejtuar jo vetëm teleshikuesve, por gjithë qytetarëve, duke nxitur dinamizmin intelektual të shoqërisë. Por detyra e tij nuk kufizohet vetëm tek informimi dhe zhvillimi kulturor.

Ai duhet gjithashtu të zhvillojë imagjinatën dhe të zbavitë, duke pasur kujdes cilësinë, e cila duhet ta dallojë atë nga transmetuesit komercialë. Televizioni Publik duhet të japë shembull guximi dhe risish, bile edhe duke rrezikuar. E, nëse arrin të zhvillojë gjini apo ide që mbajnë vulën e tij, ai mund tu imponojë standarde të larta edhe kanaleve të tjerë. Në shoqërinë tonë në transformim, liberalizimi i hapësirës së komunikimit, ka lejuar shtimin e transmetuesve audiovizualë, por jo gjithnjë atë të mesazheve të duhur. Kanalit të vetëm publik, i duhet të përballojë konkurrencën e kanaleve privatë, të cilat kujdesen më shumë për përfitime, sesa për kulturë dhe atdhekushtim.

ç
Ne që prej vitesh punojmë dhe japim kontributin tonë aty, e ndjejmë se teleshikuesi po afrohet gjithnjë e më shumë tek ne, por mendoj se strukturës aktuale të programeve, përqendruar rreth evenimenteve më të rëndësishme që pasqyrojnë imagjinatën kolektive dhe rrezatojnë kulturën e vendit tonë dhe vendeve të ndryshëm, dokumentarëve, momenteve të mëdha sportivë si: kampionatet botërorë, lojërat olimpike dhe konceptimit të ri të informacionit, nga njëra anë, duhet ti shtohen edhe emisionet më të thelluar dhe debatet. Europa është e rëndësishme, dhe për të ardhmen e të gjithë evropianëve, është i nevojshëm të ngjallet një debat rreth identitetit tonë, ndryshimeve që ne kemi me njeri-tjetrin, pikëpamjeve të përbashkëta dhe aspiratave tona.

Çfarë shoqërie kemi vendosur ne të ndërtojmë për fëmijët tanë? Çfarë vlerash duhet tju transmetojmë atyre? Çfarë premtimesh kemi bërë e duhet ti mbajmë?

Mediat e shërbimit publik, duke qenë një mjet komunikimi social, kanë një ndikim të fuqishëm mbi cilësinë e jetës që kemi vendosur tu trashëgojmë fëmijëve tanë.

Le ta vazhdojmë pra, rrugën e mirë që kemi nisur, ta perceptojmë realitetin ashtu siç është, të kuptojmë se si mund të ofrojmë shërbim më të mirë dhe të kapërcejmë vështirësitë që kemi përpara.

Të kombinojmë zhvillimin me vazhdimësinë, duke bërë të hyjë në lojë dija individuale dhe ndërveprimi shoqëror, konfrontimi i ideve dhe bashkëpunimi.

Cilat janë disa nga strategjitë për të arritur qëllimin tonë: Rritja e efikasitetit, lehtësimi i strukturave, riorganizimi i personelit, formimi i punonjësve, politikat e inkurajimit dhe motivimit për punonjësit e kualifikuar, ekuilibri buxhetor. Publiku paguan gjithnjë, drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte, shërbimet që merr. Ai paguan taksat, bile paguan edhe reklamat, pasi kostot publicitare përfshihen në çmimet e produkteve. Epoka numerike na vë përpara sfidave të reja, hap mundësi të reja, por do të sjellë edhe probleme të reja.

Televizioni numerik, satelitor apo kabllor, do të na lejojë të shohim më shumë programe, me cilësi më të mirë teknike. Ai nuk duhet parë si një media e re, por si një mjet i ri transmetimi që ka zevendesuar televizionin analog.

Por, për këtë, duhet mbështetje e madhe financiare. Mungesa e kësaj të fundit, nuk sjell vetëm probleme editoriale, por kufizon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e ideve. Le ti japim pra, prioritet teknologjive të reja.

Le ta forcojmë Televizionin Publik Shqiptar, duke i dhënë kështu, impulse të reja, demokracisë.

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…