Java Kulturore Gjermane: “Shqipëria është Biodiversitet”

REPORTAZH nga dita e parë e Javës së Kulturës Gjermane (2-8 tetor 2023)


Nga Dash Frashëri

Java Kulturore Gjermane (2-8 tetor) vjen me një program të ngjeshur, me një mori aktivitetesh me fokus në libra dhe muzikë, me filma të përzgjedhur, evente artistike dhe kulturore.

Java nisi me “Foodprint”,ë një projekt ndërdisiplinor që shqyrton rëndësinë e dietës mesdhetare me mënyrën tonë të jetesës. Për tri javë, një grup fotografësh të udhëhequr nga Orestia Kapidani u zhytën në botën e fotografisë së ushqimit në dhe përreth Tiranës. Këtu ata prezantojnë rezultatet e punës së tyre.

Ekspozita është e ndarë në pesë tema kryesore: “Mbijetesa”, “Furnizimi”, “Gatimi”, “Ushqimi” dhe “Konservimi”. Në këtë mënyrë theksohet një qasje holistike ushqyese që synon të promovojë shëndetin dhe të frymëzojë një jetë të qëndrueshme.

***

Aktiviteti i dytë kishte të bënte me fushatën “Albania is Biodiversitet” – “Shqipëria është Biodiversitet”, për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Habitateve Natyrore në Shqipëri, duke zbuluar një element kyç të saj – imazhin e rikonceptuar të mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar.

Duke zëvendësuar figurat historike të mozaikut me llojet unike të Shqipërisë, mozaiku synon të nisë një diskutim për llojet më karizmatike dhe të rrezikuara të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, meqënëse arti është një mjet i fuqishëm shprehës, vepra artistike është krijuar me qëllimin për të nxitur kureshtjen dhe reflektimin e publikut mbi biodiversitetin e çmuar të vendit.

Kjo fushatë është një nismë e përbashkët mes PPNEA dhe Heinrich Böll Stiftung Tirana, e mbështetur edhe nga Ambasada Zviceriane, Delegacioni Evropian në Shqipëri, Ambasada Gjermane, Ambasada Franceze, Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Vodafone Albania.

Folën I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca,  ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner,  drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera. ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Zbulimi i Mozaikut ishte dhe momenti më emocionues për të gjithë.

Një foto me ambasadorin gjerman Karl Bergner dhe…

… dhe me autorin e Mozaikut, Klejdi Eski, janë edhe qershizat e ditës së parë të Javës Kulturore Gjermane, si pjesë e Javëve Ndërkomëbtare te organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

***

Një program i kuruar i muzikës gjermane me solistët Elton Tola, Gloria Azizi dhe Enalda Gjoni së bashku me Albanian Chamber Orchestra, dhuroi emocione të shumta, në mbrëmjen koncertore që nisi në orën 20:00, në një nga sallat e Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kryeqytet.

Së bashku edhe me artdashës të shumtë, mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila i duartrokiti vazhdimisht artistët, për interpretimin e tyre virtuoz,

Pjesët e luajtura ishin të bukura dhe i merituan duatrokitjet.

Edhe unë e ndoqa së bashku me mikun tim, Mark Mjeda dhe e shijova koncertin e bukur, me pjesë nga kompozitorët gjermanë.

Interpretime virtuoze. Emocione të bukura,

***

Edhe filmi bënte pjesë në programin e ditës së parë.

“Të gjithë flasin për motin” nga Annika Pinske (2022) – Parashikimi i motit për ditët e ardhshme, zgjedhja e kekut të duhur për festën e 60-vjetorit ose koncepti i lirisë sipas Hegel? Origjina dhe formimi ynë personal nuk mund të lihen mënjanë përherë. Këtë duhet ta kuptojë edhe Clara, kur ajo kthehet në vendlindjen e saj në Mecklenburg për festën e nënës së saj. Me ndjeshmëri të saktë për mjediset respektive, regjisorja Annika Pinske fillimisht paraqet jetën në universitet mes punëve të përkohshme dhe marrëdhënieve akademike të Claras, e cila hulumton më shumë për veten e saj mes të shkuarës dhe të tashmes.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…