Nikolla takon ambasadorin Ström: Shqipëria në BE dhe Suedia në NATO

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Ambasadorin e ri të Suedisë, Niklas Ström.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Ambasadorin e ri të Suedisë, Niklas Ström.

Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik e parlamentar midis të dy vendeve.

Kryetarja Nikolla falenderoi parlamentin, qeverinë dhe ambasadën e Suedisë në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme të zhvillimit dhe demokratizimit të Shqipërisë.

Ajo nënvizoi se, “janë të gjitha mundësitë që, përveçse një donatore, Suedia të bëhet edhe një partnere e fuqishme ekonomike dhe tregtare e Shqipërisë. Shqipëria do të vijojë të mbështesë anëtarësimin e shpejtë të Suedisë në NATO, si një rrugë për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Europë e më gjerë. Ne jemi mirënjohës që Suedia vijon të mbështesë me vendosmëri anëtarësimin e Shqipërisë dhe BP në BE, si një vlerë e shtuar për Evropën.”

Ambasadori i Suedisë, Niklas Ström, u shpreh se, është një privilegj të shërbejë në Shqipëri dhe të bashkëpunojë me Kuvendin, qeverinë, institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes dy vendeve tona, të cilat po rriten dita-ditës.

“Suedia do të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si një vend gjithnjë e më i rëndësishëm për Suedinë, aleate e ngushtë në OKB, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, theksoi ai. /ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.