Korrupsioni vazhdon të mbetet ende një problem shqetësues

Në kuadër të Barometrit të Sigurisë 2022, qytetarëve iu drejtua pyetja “A mendoni se rritja e pagave të nëpunësve civilë do të ulë korrupsionin?”


Nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes – CSDG

Pagesa e pamjaftueshme shpesh shihet si një motivim për korrupsion, pasi nëpunësit publikë kthehen në përdorimin e pozicionit të tyre zyrtar për të nxjerrë përfitime monetare dhe/ose materiale për të përmbushur nevojat e tyre.

Në kuadër të Barometrit të Sigurisë 2022, qytetarëve iu drejtua pyetja “A mendoni se rritja e pagave të nëpunësve civilë do të ulë korrupsionin?” dhe “A mendoni se rritja e pagave të policëve do të ulë korrupsionin?” për të marrë mendimin e tyre për korrelacionin ndërmjet pagesës së pamjaftueshme dhe korrupsionit për këto dy kategori specifike të zyrtarëve publikë.

Rezultatet janë pothuajse identike për të dyja. Shumica prej pak më shumë se 50% mendojnë se rritja e pagave do të çonte në uljen e korrupsionit të nëpunësve civilë dhe punonjësve të policisë, dhe 18.8% dhe 21% të tjerë mendojnë se kjo mund të jetë e mundur për nëpunësit civilë dhe punonjësit e policisë përkatësisht.

Rreth një e treta e të anketuarve mendojnë të kundërtën, dhe kjo mund të lidhet fare mirë me besimin se korrupsioni është i rrënjosur thellë dhe se motivuesi nuk është mungesa e pagave të mjaftueshme, por vazhdimi i pasurimit nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.

Nëpërmjet dokumentit “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike” qeveria përcaktoi kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, ndërkohë që po gjatë vitit 2023 Këshilli i Ministrave miratoi rritje të pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, Sistemit të Burgjeve dhe Shërbimit Zjarrfikës.

Fenomeni i korrupsionit në Shqipëri vazhdon të mbetet ende një problem shqetësues dhe prezenca e tij në institucione të ndryshme është adresuar gjerësisht. Megjithëse rritja e pagave mund të konsiderohet një instrument parandalues apo reduktues, kompleksiteti i fenomenit të korrupsionit kërkon ndërtimin dhe zbatimin e një qasje shumëdimensionale me qëllim uljen e pabarazisë ekonomike dhe konsolidimin e barazisë sociale.

#BSHS i cili mbështetet nga Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana gjendet i publikuar në www.csdgalbania.org/barometer

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…