Drejtori i Interit, Piero Ausilio, i ftuar special në kursin e FSHF për “Drejtorin Sportiv”

Piero Ausilio është një emër shumë i famshëm në futbollin italian


Kursi për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit është drejt fundit. Ky kurs udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe po mbahet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit prej datës 13 shtator dhe do të ulë siparin në datë 10 tetor 2023.

Në ceremoninë e përfundimit do të shpërndahen diplomat për pjesëmarrësit e këtij edicioni, ndërkaq do të ketë edhe të ftuar special.

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, një emër shumë i famshëm në futbollin italian, do të zbarkojë në Tiranë dhe do të marrë pjesë në ditën e fundit të kursit të drejtorit sportiv.

Piero Ausilio ka një karrierë të madhe si drejtor sportiv dhe do të ndajë me pjesëmarrësit e kursit eksperiencën e tij, se si është dita e një drejtori, dijet e tij mbi menaxhimin e një klubi dhe të gjithë detyrat që kryen një drejtor sportiv.

Lidhjet e Piero Ausilio me futbollin kanë nisur që në moshë të vogël, pasi Ausilio ka pasur edhe një karrierë si futbollist, megjithatë pas një dëmtimit të rëndë në gju, ai i dha fund karrierë së tij futbollistike në moshën 18-vjeçare.

Piero Ausilio është pjesë e Interit në rolin e drejtorit sportiv prej shkurtit të vitit 2014. Impakti i tij te zikaltrit ishte i menjëhershëm teksa ai fitoi titullin “TMW Award” si drejtori më i mirë sportiv i Seria A për edicionin 2014-2015. /FSHF.org

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”