Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, Balla: Mbi 8.5 milionë hyrje-dalje

Komisioni për Çështjet Europiane zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla


Komisioni për Çështjet Europiane zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me nivelin e zbatimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor.

Balla u shpreh në fjalën e tij se, “Procesi i Berlinit lind si një nevojë për të rritur bashkëpunimin mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të ndihmuar komunikimin mes këtyre vendeve dhe për të lehtësuar dhe liberalizuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve, nisur kjo dhe nga eksperienca e BE, e cila nisi një komunitet mes, kujtojmë edhe atëherë 6 vendeve Gjermani, Francë, Itali dhe vendeve të Beneluxit pikërisht mbi këto parime të rritjes së bashkëpunimit”.

“Kam pasur nderin të isha pjesë e delegacionit të Kryeministrit Rama në prill të vitit 2014 kur është diskutuar për herë të parë me Kancelaren Merkel për idenë e një procesi të tillë në Ballkanin Perëndimor dhe ai u jetësua pastaj me takimin e parë konstituues të këtij procesi në gusht të vitit 2014”, tha Balla,.

Balla nënvizoi nevojën dhe përgëzoi Kuvendin dhe kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane, që përgjatë kësaj Presidence shqiptare të Procesit të Berlinit më në fund do të rikthehemi edhe tek dimensioni parlamentar i këtij procesi.

“Siç jam informuar di që në Tiranë përveç kryeministrave apo udhëheqësve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE do të jetë dhe një takim i kryetareve të Komisioneve për Çështjet Europiane”, theksoi Balla.

Sa i përket raportimit, Balla informoi se, “lëvizja e lehtësuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me karta identiteti është një marrëveshje rajonale, e cila krijon mundësinë për një rajon më të bashkuar, të lidhur më mirë me njëri-tjetrin. Në fakt, të gjitha vendet janë përfituese, por më përfitues janë qytetarët e vendeve tona. Në fakt, marrëveshja ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2023, ndërkohë që vendi i fundit që ka firmosur dhe ka ratifikuar ka qenë Serbia, e cila përmes shkresës së 31 korrikut 2023 ka njoftuar edhe adoptimin e kësaj marrëveshje”.

Balla shtoi se, “në Republikën e Shqipërisë, falë kësaj marrëveshje, në një total hyrje-dalje, janë 8 milionë e 501 mijë shtetas, ndër të cilët, përveç shtetasve shqiptarë që kanë përfituar nga kjo marrëveshje, ajo që bie në sy janë shtetasit kosovarë. Janë shtetasit që janë përfituesit më të mëdhenj në numër në raport me Shqipërinë, sepse bëhet fjalë për hyrje në Shqipëri. 2.26 milionë kanë hyrë në Shqipëri vetëm me karta identiteti falë kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë shtetasit e Malit të Zi janë 250 mijë hyrje dhe 239 mijë dalje. Hyrje nga shtetas të Maqedonisë së Veriut me 353 mijë hyrje dhe 348 mijë dalje dhe pastaj boshnjakët dhe më pak shtetasit serbë”.

Balla theksoi se, “kjo është një marrëveshje që duhet bashkëshoqëruar edhe me një element tjetër thelbësor, në lehtësimin e kalimit në pikat e kalimit kufitar. Bëhet fjalë për ato që lidhen me lehtësinë e kontrollit në kalimin kufitar. Gjatë këtyre 80 ditëve që unë jam në krye të MB kemi pasur mundësinë që të lehtësojmë kalimin në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës me parimin një kontroll i vetëm dhe besoj që kjo ka filluar të japë efektin në këtë pikë kalimi kufitar, që është një pikë shumë e rëndësishme, ku kalon një numër i madh personash, të cilët hyjnë apo dalin nga Republika e Shqipërisë, por mendoj që kjo duhet shoqëruar në të gjitha pikat e kalimit kufitar, edhe pse e theksoj që Shqipëria ka pika kalimi kufitar dhe me dy vende të BE, flas për pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Italinë”.

Ndërkohë, nënvizoi Balla, “një ndër problematikat që haset në pikat e kalimit kufitar është unifikimi i identifikimit të udhëtarëve, pra, personave që kalojnë pikën e kalimit kufitar, sepse për shembull në rastin tonë dhe Maqedoninë e Veriut, ne përdorim sisteme të ndryshme”.

“Në rast se Shqipëria përdor sistemin TIMS, Maqedonia e Veriut përdor një sistem tjetër. Unifikimi i tyre në fazën që jemi është i pamundur. Prandaj dua të sqaroj qytetarët që kalojnë në këto pika që ka pasur vonesa, edhe pse kemi aplikuar parimin “one-stop shop”, pra me një kontroll të vetëm, përsëri problemi ka ekzistuar për shkak se për çdo qytetar që kalon duhet hedhur në të dyja sistemet edhe në sistemin e Republikës së Shqipërisë dhe në sistemin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Balla.

Balla gjithashtu sqaroi se në komunikimin mes tij dhe ministrit Spasovski në të gjitha momentet që ka pasur vonesa, është kaluar në lëvizje të lirë, pa kontroll vetëm duke regjistruar targat e makinave për efekt të detyrimeve që të dyja palët kanë në kuadër të marrëveshjeve, apo të detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet që kemi me palë të treta.

“Në këtë këndvështrim mendoj që për sa i përket këtij dimensioni të rëndësishëm të Procesit të Berlinit për lëvizjen e lirë besoj që jemi në fazën që mund të themi që kjo është arritur. Ajo që duhet tani është që të konsolidohet zbatimi i detyrimeve që burojnë nga ato që tha kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane që janë çështje që lidhen me luftën kundër formave të ndryshme të trafikimit. Kryetarja përmendi çështje që lidhen me armët, është një sfidë shumë e rëndësishme, por mendoj që në fazën që jemi çështja më e rëndësishme dhe më sfiduese ndaj nesh është çështja e përdorimit të hapësirës së Ballkanit Perëndimor për rrugët e trafikut të emigracionit të paligjshëm”, tha Balla.

Marrë nga ATSH

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…