Çmimi Nobel për Letërsinë, aktivitet në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Vendimin e Akademisë Suedeze e pritën së bashku ambasadori suedez në vendin tonë, Niklas Ström, drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli, botuesja Arlinda Dudaj, shkrimtari i ri Tobias Xhaxhiu, poetja Mimoza Ahmeti


Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit ka bërë traditë tashmë që ngjarjen më të rëndësishme letrare botërore, siç është ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë, ta presë së bashku me miq të librit, në mjediset e QKLL-së.

Vendimin e Akademisë Suedeze e pritën së bashku ambasadori suedez në vendin tonë, Niklas Ström, drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli, botuesja Arlinda Dudaj, shkrimtari i ri Tobias Xhaxhiu, poetja Mimoza Ahmeti etj.

Alda Bardhyli tha se emri i fituesit, shkrimtari norvegjez Jon Fosse, prej vitesh gjendej në listat e kandidatëve për ta fituar Nobelin e Letërsisë.

Ndërsa botuesja Dudaj u shpreh se, Jon Fosse nuk është botuar ende në shqip dhe pas kësaj fitoreje do të nisë gara e shtëpive botuese për të marrë të drejtat për botim.

”Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave”, njoftoi Akademia Suedeze.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.