Jon Fosse fiton çmimin Nobel në Letërsi

Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Per Norvegjine ky eshte i katerti Çmim NOBEL per Letersine


Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi sot çmimin Nobel në Letërsi.

”Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave”, njoftoi Akademia Suedeze.

I përshkruar nga kjo akademi “si një nga dramaturgët më të njohur dhe më të interpretuar të kohës sonë, ai është gjithashtu i vlerësuar për prozën e tij”.

”Shkrimi i tij ekspozon humbjen e orientimit të njeriut”, tha akademia.

Shkrimtar, poet dhe dramaturg, Jon Fosse u lind në Haugesund në vitin 1959.

Intelektual i shumanshëm, ai bëri debutimin e tij në vitin 1983 me romanin ”Raudt, svart” (“E kuqe, e zezë”), dhe më pas eksperimentoi me narrativën e shkurtër, poezinë, letërsinë jofiction dhe atë për fëmijë.

Në dramën e tij të parë ”Nokon kjem til å komme” (“Diçka po vjen”) ai e tregon veten si një shkrimtar i kursyer por i pamëshirshëm, gati për të kapur të gjitha kontradiktat, që nga qëndrueshmëria e komunikimit, hendeku mes brezave dhe pasiguria e marrëdhënieve familjare dhe në çift.

Veprat e tij më të arrira janë ”Natta syng sine songar” (”Dhe nata këndon”), ”Eg er vinden” (”Unë jam era”) deri te më e fundit ”Morgon og kveld” (”Mëngjes dhe mbrëmje”).

Ai është Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës të Republikës Franceze që nga viti 2007.

Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

Per Norvegjine ky eshte i katerti Çmim NOBEL per Letersine: Bjørnstjerne Bjørnson (NOBEL 1903) , Knut Hamsun (NOBEL 1920), Sigrid Undset (NOBEL 1928) dhe sot Jon Fosse (NOBEL 2023)

Listen e fituesve te Çmimit NOBEL (120 deri me sot) per Letersine e kryeson Franca me 18 çmime, e ndjekur nga SHBA (13), Britania e Madhe (11), Gjermania (10) dhe Suedia

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.