Baerbock bën thirrje për pranim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në BE

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock po bën thirrje për një pranim të përshpejtuar në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Duke pasur parasysh luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock po bën thirrje për një pranim të përshpejtuar në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e bën zgjerimin e BE-së për të përfshirë Ballkanin Perëndimor një domosdoshmëri gjeopolitike”, tha sot Baerbock në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Deklarata e saj erdhi gjatë një takimi me kolegët e saj nga Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Shqipëria.

“Në Kiev, ju mund të ndjeni sesi populli i Ukrainës digjet për Evropën. Ky entuziazëm ndahet veçanërisht nga të rinjtë e Ballkanit Perëndimor”, shtoi Baerbock.

Ajo tha se ishte një çështje për të lënë pas “logjikën e gjithçka-ose-asgjë” në procesin e zgjerimit të BE-së.

“Këto vende duhet të integrohen ekonomikisht në Perëndim edhe përpara se të bëhen anëtarë të BE-së”, tha ajo.

Takimi në Tiranë është pjesë e të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”, i iniciuar nga Gjermania në vitin 2014, i cili synon të promovojë dhe këshillojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtare të BE-së.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.