“Familja”, ekspozita e bukur e piktores së talentuar Arnilda Kyçyku

Kurator i ekspozitës është një emër i madh i arteve figurative shqiptare, pedagogu Helidon Haliti


Nga Dash Frashëri

“Familja”

Ky është titulli i ekspozitës së piktores së talentuar, Arnilda Kyçyku, e hapur në Galerinë e Artit Tiranë.

Kurator i ekspozitës është një emër i madh i arteve figurative shqiptare, pedagogu Helidon Haliti, i cili vlerëson talentin e piktores së re dhe premtuese.

Dashamirësit e piktores janë të shumtë. Ata janë në pritje të orës 18:00. Historike për Arnildën.

Një video shfaq piktorin Helidon Haliti duke dhënë opinionin e tij për Arnildën, pas vizitës në studion e saj.

Përfitoj nga rasti fatlum të bëj dhe unë një foto me Halitin, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe me punime të ekspozuara në shumë vende të botës.

***

Ceremoninë e hap Ormira Lulani, vajza e piktorit të madh Ismail Lulani, njëherësh edhe punonjëse e Galerisë së Artit Tiranë.

Kuratori Helidon Haliti flet me superlativa për Arnilda Kyçykun.

“I është dhënë një hapësirë të madhe arti, tashmë është Arnilda ajo që duhet ta mbushë!”, thotë Haliti në fjalën e tij, duke theksuar se e kishte vizituar Kyçykun në studion gjigante të sak, pikërisht përballë fushës me shalqinë, ku ajo ka gjetur edhe frymëzimin e saj.

Arnilda nuk i përmban emocionet. Janë ato të një artisti, që hap ekspozitën e parë personale. Ku e gjithë vëmendja e të artdashësve është fokusuar tek ajo.

“Faleminderit”. Ca pika lot e pengojnë të flasë më shumë

Prindërit e saj, edhe ata personazhe të pikturave të Arnildës, ndihen krenarë.

Duatroktitjet janë gjëja më e natyrshme.

***

Ekspozita është e bukur. Kompozime të gjetura. Thuajse të gjitha me motive “bio” nga jeta në fermë. Shalqinjtë janë shndërruar mjeshtërisht në objekte arti. Dhe këto dy “truproja” të bukura dhe ekstravagnete ja shtojnë edhe më shumë hijeshinë veprave të Arnildës.

Skulptori i ri Euro Rrasa – i stiluar në një version Salvador Dali – pozon te pikturat e saj.

I pranishëm është edhe gazetari televiziv belg, Klod Veron, i cili ka një emision kushtuar artit.

Për ta bërë më interesante ekspozitën ka ardhur edhe qeni i shtëpisë, ruajtësi heroik i fushës me shalqinj,

***

Një foto me piktoren e talentuar nuk është vetëm një “çështje protokolli”, por mbi të gjitha një shenjë e merituar vlerësimi për artin e saj.

__________________

Tiranë, më 7 tetor 2023

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.