“Haber Turk”: Shqipëria, “e preferuara e re” e Ballkanit

132% më shumë vizitorë nga Turqia frekuentuan vendin tonë deri në muajin gusht, krahasuar me një vit më parë,


Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e medias së njohur turke “Haber Turk” për turizmin e Shqipërisë.

“Shqipëria “e preferuara e re” e Ballkanit është kthyer tashmë një pol tërheqës edhe për vizitorët turq duke thyer një rekord turistik, siç thotë në këtë artikull promovues media e njohur “Haber Turk””, shkruan Rama.

“132% më shumë vizitorë nga Turqia frekuentuan vendin tonë deri në muajin gusht, krahasuar me një vit më parë, një surprizë, por edhe një garanci që Shqipëria ka afirmuar vendin e saj mes vendeve fqinje, prej dekadash të konsoliduara në industrinë e turizmit”, theksoi kryeministri Rama.

“Haber Turk”: Pesë arsyet për të pushuar në Shqipëri

E dalluar me plazhet e saj, malet madhështore, qytetet e lashta plot shtëpi prej guri, kuzhinën e shijshme dhe jetën e gjallë të natës, Shqipëria theu një rekord turistik këtë vit, shkruan në një artikull gazeta e përditshme turke “Haber Turk”.

Shqipëria është ndoshta një nga vendet më të fshehura në Ballkan me shumë potencial.

Shqipëria u rimëkëmb shpejt pas pandemisë dhe theu rekordin turistik para fundit të këtij viti.

Me rritjen e investimeve në turizëm vitet e fundit dhe tërheqjen e vëmendjes së turistëve europianë, Shqipëria, e preferuara e re e Ballkanit, ka filluar të bëhet një destinacion tërheqës edhe për turqit.

Vendi, i cili ka një popullsi prej 2,8 milionë banorësh priti 7,2 milionë turistë, pothuajse trefishi i popullsisë së tij, në 8 muajt e parë të vitit.

Ajo që bie më shumë në sy është se, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri, numri i turistëve nga Turqia arriti 135 000 duke u rritur me 132 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pra, le të shohim se çfarë e bën tërheqës këtë vend ballkanik.

Ngjashmëritë kulturore mes dy vendeve

Ngjashmëritë kulturore midis dy shoqërive mund t’i shihni kudo, nga kuzhina në jetën e përditshme, nga arkitektura te reflektimet e tyre në gjuhë.

Por, jo vetëm që janë të ngjashëm, kultura turke është e dashur dhe e vlerësuar në Shqipëri.

Një nga vendet më ekonomike në Evropë

Shqipëria mund të jetë pak më e shtrenjtë se Turqia për shkak të diferencës së kursit të këmbimit, por gjithsesi është një nga vendet më ekonomike në Evropë.

Nëse paguani 3 euro për një kafe në Itali, në Shqipëri paguani 1 euro.

Gjithashtu, mund të hani një picë të këndshme për 6-7 euro në një restorant të mirë, dhe të pini një birrë për 2-3 euro.

Edhe pse tarifat e akomodimit variojnë në varësi të sezonit dhe standardeve, fjetja dhe mëngjesi ditor fillon nga 70-80 euro, dhe qiraja ditore e automjeteve të segmentit B fillon nga 30-40 euro.

Përsa i përket plazheve, megjithëse një ombrellë dhe dy shezlong kushtojnë mesatarisht 20 euro, sigurisht që mund të shijoni detin edhe në plazhet publike.

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…