Sejko në Kosovë: Zgjerim i bashkëpunimit financiar mes dy vendeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”, të organizuar në Prishtinë, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Sejko zhvilloi një takim me Guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ku diskutoi lidhur me eksperiencat e shkëmbyera midis dy institucioneve dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, kryesisht në kuadër të organizimit të vizitave të përbashkëta midis stafit të BQK-së dhe BSH-së.

Guvernatorët nënvizuan edhe rëndësinë e Memorandumit Rajonal të Bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së korporatave, të nënshkruar në vitin 2019 nga BSH dhe BQK, së bashku me Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bankën Qendrore të Malit të Zi, Bankën Qendrore të Bosnje–Hercegovinës, me qëllim bashkëpunimin e vazhdueshëm të palëve në fushën e mbikëqyrjes, kërkimit dhe vendimmarrjes, lidhur me treguesit e qeverisjes së korporatave të bankave të rajonit.

Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë do të bëjë përpjekjet maksimale që bashkëpunimi në kuadër të këtij Memorandumi të jetë sa më konkret dhe me ndikim të drejtpërdrejtë.

Guvernatori Sejko dhe Guvernatori Ismaili dakordësuan se lidhjet midis dy institucioneve do të vijojnë të jenë të qëndrueshme dhe të frytshme dhe se bashkëpunimi do të zgjerohet më tej në sektorin financiar, duke përfshirë gjithashtu aktivitete të përbashkëta në kuadër të edukimit financiar.

Ditën e dytë të kësaj vizite, Guvernatori mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare, të organizuar nga akademitë e dy vendeve, për të diskutuar mbi prospektet dhe sfidat e zhvillimit monetar dhe financiar të Shqipërisë dhe Kosovës.

I ftuar si folës në panelin e parë, Guvernatori Sejko diskutoi lidhur me temën “Prospektet dhe sfidat e zhvillimit monetar e financiar dhe integrimit ekonomik për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Shqipëri në kuadrin e integrimit rajonal”.

Guvernatori u shpreh se ekonomitë e dy vendeve kanë një strukturë relativisht të ngjashme të organizimit të sektorit privat, si dhe të sistemeve financiare për sa i përket natyrës dhe fazës së zhvillimit të tyre të dominuara kryesisht nga bankat, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendeve.

Ndërkohë, sfidat kryesore për të dyja ekonomitë kanë qenë dhe mbeten produktiviteti dhe konkurrueshmëria, si dhe madhësia e vogël krahasuar me ekonominë e Eurozonës.

Guvernatori shtoi se për të përparuar më tej drejt perspektivës evropiane, si bashkëpunimi rajonal, ashtu dhe ai midis shteteve, luajnë një rol të rëndësishëm drejt kapërcimit të sfidave, krahas vazhdimit të reformave strukturore. Në këtë drejtim, Shqipëria dhe Kosova kanë forcuar bashkëpunimin dypalësh duke nënshkruar një bashkësi marrëveshjesh ndërqeveritare.

Sfidat që mbart e ardhmja, ndikohen nga zhvillimet demografike, edukimi dhe përfshirja financiare, zhvillimet klimatike dhe mjedisore, financa e gjelbër, si dhe digjitalizimi i shpejtë i financës dhe parasë, të cilat konsiderohen si elemente të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm.

Përfshirja financiare dhe edukimi financiar përbëjnë një objektiv të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.

Në kuadër të përparimit drejt Bashkimit Evropian, Guvernatori theksoi rëndësinë e të pasurit një integrim të plotë ekonomik e financiar midis dy vendeve.

Në përfundim, Sejko u shpreh se bashkëpunimi në fushat e politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave, etj. midis Shqipërisë dhe Kosovës mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për forcimin e stabilitetit financiar në rajon.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…