Zgjerimi i bazës konsumatore rrit përmasat e ekonomisë kineze dhe ndikimin e saj në tregjet rajonale dhe globale
Këtë vit, në Kinë, Festa e Mesvjeshtës, përkon edhe me Ditën Kombëtare, 1 Tetorin
Nga Dr. Enriko Ceko
Këtë vit, në Kinë, Festa e Mesvjeshtës, përkon edhe me Ditën Kombëtare, 1 Tetorin. Kjo bën që edhe periudha e festave të zgjatet në tetë ditë. Kjo periudhë e më shumë se një javë, bën të mundur që ditët e pushimeve të shfrytëzohen edhe më shumë për udhëtime e lëvizje individuale, familjare dhe të organizuara në grupe brenda dhe jashtë vendit. Në këto ditë të pushimit të gjatë me rastin e Festës së Mesvjeshtës dhe Ditës Kombëtare, që këtë vit filloi më 29 shtator dhe vazhdon deri në 6 tetor, shumë qytetarë, familje dhe grupe njerëzish në Kinë kanë shtuar në mënyrë të dukshme konsumin kryesisht në ushqime, hoteleri, blerje të mallrave të konsumit, transport, etj, duke favorizuar më tej rigjallërimin e ekonomisë kineze.
Treg i luleve gjatë festës, 3 tetor 2023, Dounan, provincë Yunnan(Foto:VCG)
Akademia e Turizmit në Kinë parashikoi se gjatë kësaj periudhe do të kryhen mesatarisht çdo ditë mbi 100 milionë udhëtime pasagjerësh në të gjithë vendin. Paralelisht, në tërë Kinën përgjatë shumë ditëve përpara festave është vënë re një rritje e shitjeve, që vazhdoi edhe përgjatë ditëve të festave.
Norma e rritjes së shitjet ditore të produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara në shumë nga tregjet rurale bujqësore dhe të agrobiznesit në mbarë Kinën ka pësuar një rritje të paktën tre apo katër herë krahasuar me sezonin tjetër të vitit dhe më shumë se 8 – 10 herë krahasuar me muajt shkurt dhe mars në periudhën e pandemisë.
Në shumë nga qendrat e menaxhimit dhe të logjistikës së produkteve bujqësore vërehet se ka një shtim dy a tre fish të sasisë së shitjeve të frutave.
Një dukuri përherë e më frekuente që vërehet në tregjet e vendit është blerja në sasi më të vogla të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që tregon se qytetarët kinezë e vlerësojnë me ulje riskun e furnizimit me produkte ushqimore dhe ata mendojnë se nuk e kanë të nevojshme që të blenë në sasi të mëdha e t’i magazinojnë në shtëpi produktet, pasi kështu shmanget edhe shpërdorimi i ushqimit edhe përcjellja e mesazheve të gabuara në treg, gjë që do e çorientonte edhe prodhuesin.
0.9.142[/caption]
Panair i automjeteve, 1 tetor 2023, Haerbin, provincë Heilongjiang(Foto:VCG)
Është e dukshme se në tregjet kineze janë të pranishme teknikat dhe praktikat e menaxhimit marketing dhe të analizës së sjelljes konsumatore, që bëjnë të mundur që kërkesa dhe oferta të ballafaqohen më mirë dhe si prodhuesit ashtu dhe konsumatorët të jenë më të sigurt dhe më të garantuar se tregu do prodhojë ato që klientët kërkojnë dhe se konsumatorët do tërheqin sasi gjithmonë në rritje të produkteve pa patur frikën e nënkonsumit apo tejkonsumit.
Paralelisht me monitorimin e tregjeve, në tregjet e Kinës janë bërë të zakonshme edhe teknikat marketing të organizimit të veprimtarive për promovimin e konsumit dhe subvencioneve për blerje. Këto veprimtari kryesisht janë të fokusuara në tregtimin e automjetet, udhëtimet e biznesit dhe shërbimet e ofrimit të ushqimit. Janë të shumta organizatat e biznesit në Kinë që tashmë kanë përqafuar edhe teknikat e ofrimit të uljeve në çmim, në formën e promocionit të shitjeve, kombinuar me reklamë, marrëdhënie me publikun dhe publicitet.
Për shembull, një nga ushqimet tradicionale në Kinë, që kërkohet më shumë me rastin e festës së Mesvjeshtës është edhe “keku i hënës”. Kutitë e dhuratave me “kekun e hënës” tregtohen me një çmim midis 100 – 200 juanë (rreth 15 – 30 $) dhe disa prodhues inovatorë, për të tërhequr klientët, po tregtojnë “kekë hëne” me shije të reja.
Paralelisht me këto zhvillime pozitive ne tregun e brendshëm kinez, është Banka Botërore, e cila ka deklaruar të dielën që shkoi se parashikon për ekonominë kineze një rritje prej 5.1% në vitin 2023. Kjo sipas Përditësimit Ekonomik të Azisë Lindore dhe Paqësorit, një raport që sapo është publikuar.
Turistë në Pekin gjatë festës, 1 tetor 2023(Foto:VCG)
Sipas Aaditya Mattoo, kryeekonomiste për Azinë Lindore dhe Paqësor të Bankës Botërore: “Kina ka pika të forta të jashtëzakonshme”, deklaruar kjo në një konferencë shtypi, kur ajo ju përgjigj pyetjeve të bëra nga gazetari i Xinhua, që vazhdoi me pohimin se “ekonomia e Kinës ka treguar thellësinë e saj të madhe në prodhim, por jo vetëm në prodhimin bazë, (gjithashtu) llojin e prodhimit inovativ në të cilin po depërton Kina, llojin e kapacitetit njerëzor që po krijohet në Kinë, etj. Kina planifikon të sigurojë një cilësi më të mirë të rritjes ekonomike dhe nuk mendon vetëm se si rritja mund të përshpejtohet në periudhën afat shkurtër”, ndërsa komenti i saj i fundit ishte “Sa do të rritet Kina është një pyetje më pak interesante se si zgjedh Kina të rritet”.
Gjatë shtatorit të këtij viti në ekonominë e Kinës është vërejtur jo thjesht dhe vetëm një zgjerim i nivelit të prodhimit, por edhe shenja të rimëkëmbjes së qëndrueshme dhe të shëndetshme sektoriale dhe rajonale.
Sipas Bankës Botërore, rritje ekonomike e Kinës pritet të mbetet e fortë në 5% përgjatë vitit 2023 dhe do mbetet me të njëjtat trende edhe për vitin 2024.
Edhe perspektiva ekonomike për rajonin e Azisë Lindore dhe të Paqësorit në tërësi këtë vit është më e mirë dhe më e qëndrueshme se sa mesatarja e parashikuar për të gjitha tregjet e tjera në zhvillim dhe ekonomitë e tregjeve emergjente.
Kjo gjendje pozitive “momentumi” është e shëndetshme për ekonominë e vendeve të rajonit, përfshirë edhe ekonominë e Kinës, gjë që shton edhe më shumë mundësitë e bashkëpunimit dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe jo vetëm dhe për këtë duhet të shfrytëzihet me kujdes nga të tërë aktorët dhe agjentët ekonomikë.
Vizitorë në qytetin Chenzhou të provincës Hu’nan, 3 tetor 2023(Foto:VCG)
“Rajoni i Azisë Lindore dhe Paqësorit mbetet një nga rajonet me rritje më të shpejtë dhe më dinamike në botë, edhe nëse rritja është e moderuar”. tha zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin Manuela V. Ferro, që theksoi më tej se “në periudhën afatmesme, ruajtja e ritmeve të rritjes së lartë ekonomike do të kërkojë reforma (1) për të ruajtur konkurrencën industriale, (2) për të diversifikuar partnerët tregtarë dhe (3) për të çliruar potencialin për rritjen e produktivitetit dhe krijimin e vendeve të punës në sektorin e shërbimeve”.
Duket se ekonomia e Kinës, si një nga motorët më të fuqishëm ekonomikë në botë do ketë ndikimin e saj të fuqishëm në ekonominë e Azisë Lindore dhe të Paqësorit si dhe në ekonominë globale në tërësi për një periudhë afatgjatë. Këtë e ndihmon dhe mbështet edhe më shumë zgjerimi i prirjes për konsum nga ana e popullsisë së Kinës.
Burimi: CRI.CN