
Hasani pret ambasadorët e Turqisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Në takime u ndanë perspektivat për çështjet rajonale me interes të përbashkët.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në takime ambasadorët e Republikës së Turqisë, Tayyar Kağan Atay, Republikës së Kosovës, Skënder Durmishi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Danço Markovski.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se, diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh.
Gjithashtu theksoi MEPJ, në takime u ndanë perspektivat për çështjet rajonale me interes të përbashkët.