Mete, me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN: Ekonomia shqiptare iu rikthye rritjes së shpejtë

Këtë javë po zhvillohen takimet vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok.


Këtë javë zhvillohen takimet vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete kryeson delegacionin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë.

Ministri është duke zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në fokus të takimeve janë situata më e fundit ekonomike dhe parashikimet për vitin e ardhshëm; progresi i reformave strukturore; konsolidimi fiskal, si edhe projektet e mbështetjeve financiare dhe asistencës teknike.

Në këto takime Mete vlerësoi përmirësimin e fundit të parashikimeve të rritjes ekonomike nga FMN dhe Banka Botërore.

Mete tha se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit dhe po përjeton rimëkëmbje të shpejtë. Shqipëria është një nga vendet e pakta që është rikthyer në një kohë relativisht të shkurtër në ritmet e rritjes të para periudhës së pandemisë.

“Papunësia ka arritur një nivel historikisht të ulët me pjesëmarrjen e fuqisë punëtore tani të krahasueshme me ekonomitë e përparuara. Borxhi publik është rikthyer gjithashtu në nivelin e para krizës. Stabiliteti makroekonomik është reflektuar edhe në përmirësimin e ekuilibrit të huaj dhe inflacionit që tashmë është sa gjysma e një viti më parë dhe më i ulët se shumë vende të tjera evropiane”, u shpreh ai.

Ministri vuri në dukje se, përparimet në procesin e integrimit në BE janë një shtytje e rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të reformave strukturore.

“Këto reforma, përfshirë dhe reformat e menaxhimit të financave publike, kanë pasur progres edhe falë mbështetjes së dhënë nga FMN dhe BB”, theksoi ndër të tjera Mete.

Takimet vjetore të BB dhe FMN, që zhvillohen deri në 15 tetor, mbledhin bashkë ministrat e Financave dhe Ekonomisë, guvernatorë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi botërore, si perspektiva ekonomike, zhdukja e varfërisë, ndryshimet klimatike dhe ndërmarrja e reformave në funksion të zhvillimit ekonomik.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…