Seferi: Jam shumë i lumtur që pas shumë kohësh gjeta sërish golin me Kombëtaren

Sulmuesi: Kjo ishte një fitore e madhe dhe se ndjehet i kënaqur që i gëzoi të gjithë shqiptarët.


Duke folur pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, Taulant Seferi theksoi se është shumë i lumtur që u rikthye te goli me Kombëtaren.

Sulmuesi tha ndër të tjera nga emisioni “Kuqezi” në “SuperSport”/Digitalb që kjo ishte një fitore e madhe dhe se ndjehet i kënaqur që i gëzoi të gjithë shqiptarët.

Ndeshja: “Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren.”

Protagonist me dy gola: “Shumica nuk kanë besuar te unë, por falenderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmë e zotit ia shpërbleva atij, familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve.”

Skeptikët: “Unë jam një njeri i thjesht, që i kam parë të gjitha komemente dhe kritikat, por përgjigja ime ishte në fushën e lojës dhe falenderoj zotin, trajnerin e familjen time.”

Koha te Zvicra: “Unë kam pasur një periudhë shumë të keqe në Zvicër prej dëmtimeve dhe kjo ishte pengesa ime atje. Gabimi im ishte që shkova në një ekip që luante për mbijetesë si Xamax.

Tifozët e Tiranës: “Te Kombëtarja jemi një, si tifozët e Partizanit dhe Tiranës dhe jam shumë i lumtur që i kam bërë të gjithë të lumtur, jemi një grup fantastik dhe jam shumë i lumtur për grupin.” /SUPERSPORT

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.