Bullizmi Kibernetik!

Urrejtja e hapur në hapësirën kibernetike është kthyer në modë, duke e kthyer internetin në një moçalishte negativiteti


Nga Mimoza Prifti

Bullizmi kibernetik eshte sjellja agresive e qellimshme e dikujt per te lenduar, shkaterruar imazhin, suksesin apo lumturine e nje personi tjeter.

Bullizmi mund te jete ne forma te ndryshme: thashetheme negative, sharje, ofendime, shpifje, kercenime, vjedhje identiteti etj.

Kur bullizmi vazhdon ne menyre te perseritur kthehet ne abuzim.

Bullizmi nuk eshte fenomen vetem i adoleshenteve, interneti apo media sociale kane treguar se bullizmi kibernetik eshte teper i zakonshem mes te rriturve. Presupozohet qe te rriturit te jene me te pjekur, me te respektuar, me te pergjegjshem e me dashamires, por realisht ndodh e kunderta.

Urrejtja e hapur ne hapesiren kibernetike eshte kthyer ne mode, duke e kthyer internetin ne nje mocalishte negativiteti. Drama dixhitale synon demtimin mendor dhe emocional te objektit qe bullizon, drame qe jo pak here ka cuar deri ne vetevrasje.

Personat publike jane te paret ne tabelen e qitjes, negativiteti dhe helmi me te cilen perballen nuk ka kufij. Por jo vetem te famshmit, njerezit e zakonshem dita dites gjithmone e me shume po behen pre e dhunes dixhitale. Mjafton nje mendim apo pergjigje e padeshiruar dhe sulmi fillon pa meshire.
Ne komunikimin virtual nuk mund te kontrollosh fjalen apo reagimin e tjetrit, ne rast lendimi mos harroni, pema me kokrra goditet.

Dikush qe ju urren, ju urren per nje nga keto arsye: Ju sheh si nje kercenim, eshte i pasigurte me veten, urren veten, ose deshiron te jete si ju.

Largohuni prej reagimeve apo njerezve negative, largohuni per paqen dhe sigurine tuaj. Lerini urrejtesit dhe dhunuesit te lumturohen ne llumin e tyre.

Mimoza Prifti

Bullistet-dhunuesit jane njerez me trauma te forta ne vetvete, me deficence koshience, shpeshhere viktima te bullizmit. Jane njerez te pasigurte, njerez te pashpirt, njerez qe kerkojne te perfitojne dhunshem frontalisht apo ne anonimitet.

Askush, absolutisht askush nuk ka te drejte morale, etike, apo ligjore te lendoje tjetrin, asnje lloj pranimi apo justifikimi per bullizmin.

Ligji per komunikimin dixhital duhet te jete i shpejte, te godase fort kedo qe lendon imazhin, dinjitetin, suksesin dhe lumturine e tjetrit.

Jeta eshte e shenjte, askush nuk ka te drejte te abuzoje me te.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.