Libri i bardhë: Ndërtimi i “Një brez, një rrugë” nxit lulëzimin e përbashkët dhe ndërlidhjen e gjithanshme

Gjatë 10 viteve të fundit, ndërtimi i ’Një brez, një rrugë’ ka pasur fryte të pasura dhe ka tërhequr gjithnjë e më shumë miq


Nga Jiang Lei

Më 10 tetor, në konferencën e shtypit të zhvilluar nga Këshilli i Shtetit i Kinës, u publikua libri i bardhë “Nisma ‘Një brez, një rrugë’: Shtyllë kyçe e bashkësisë globale me të ardhme të përbashkët”.

Bashkëndërtimi nxit ndërlidhjen dhe bashkëzhvillimin

Në këtë libër të bardhë janë paraqitur në mënyrë të gjithanshme frytet e pasura gjatë 10 vjetëve qysh prej propozimit të “Një brez, një rrugë” dhe është shtjelluar qartë që ndërtimi i përbashkët i kësaj nisme mund të nxitë ndërlidhjen e gjithanshme në fusha të shumta dhe të realizojë zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët.


Foto nga VCG

Në këtë konferencë shtypi të zhvilluar në prag të Samitit të 3-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, zëdhënësi i Zyrës së Informacionit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Chen Wenjun, prezantoi para mediave librin e bardhë, i cili përmban afro 28 mijë fjalë dhe pesë kapituj, që janë përkatësisht: Me origjinë nga Kina, por i përket botës; Çelja e rrugës së zhvillimit e lulëzimit të përbashkët; Nxitja e ndërlidhjes së gjithanshme në fusha të shumta; Sjellja e energjisë pozitive për paqen dhe zhvillimin e botës; Nxitja e ndërtimit të përbashkët të qëndrueshëm të “Një brez, një rrugë”.

Sipas prezantimit, ky libër është publikuar me 8 gjuhë dhe shitet në të gjitha libraritë “Xinhua” të mbarë Kinës.

Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës, Cong Liang, u shpreh që në librin e bardhë janë shtjelluar parimet, konceptet, objektivat, si edhe praktikat e zbatimit konkret të kësaj nisme të paraqitur nga Kina gjatë 10 viteve të fundit.

“Shpresojmë që me publikimin e këtij libri të bardhë, qarqet e ndryshme dhe bashkësia ndërkombëtare mund të njihen në mënyrë më të gjithanshme dhe më të thellë me nismën ‘Një brez, një rrugë’ ,” tha Cong Liang.

Sipas tij, në 10 vitet e fundit, ndërtimi i “Një brez, një rrugë” ka këmbëngulur në parimet e konsultimeve, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët, si edhe në konceptin e hapjes, të “së gjelbrës” dhe të “duarve të pastra”, dhe ka zbatuar objektivat e standardeve të larta, vazhdueshmërisë dhe përfitimit për mirëqenien e njerëzve, duke pasur arritje historike të pasura dhe konkrete.


Foto nga VCG

Frytet e pasura në 2013-2022

Në këtë libër të bardhë është theksuar që, në periudhën 2013-2022, Kina dhe vendet bashkëndërtuese të “Një brez, një rrugë” kanë shënuar një vlerë të përgjithshme import-eksporti 19.1 trilionë dollarë amerikanë, me një rritje mesatare 6.4% në vit.

Në këtë periudhë, investimet e ndërsjella të Kinës dhe vendeve bashkëndërtuese kanë arritur gjithsej në 380 miliardë dollarë amerikanë, prej të cilave investimet e drejtpërdrejta kineze në këto vende arrijnë mbi 240 miliardë dollarë amerikanë. Krahas kësaj, vlera e kontratave të reja për projektet kineze në vendet bashkëndërtuese të kësaj nisme ka arritur në 2 trilionë dollarë amerikanë dhe vëllimi i biznesit të kontraktorëve kinezë ka shënuar shifrën 1.3 trilionë dollarë.

Cong Liang bëri të ditur që, përveç projekteve simbolike, si hekurudhat Kinë-Laos, Xhakartë-Bandung e Hungari-Serbi, dhe portit të Pireut, Kina dhe vendet e saj partnere të “Një brez, një rrugë” kanë thelluar vazhdimisht bashkëpunimin në rregulloret dhe standardet përkatëse. P. sh., marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) ka hyrë në fuqi në të 15 vendet nënshkruese. 21 marrëveshje të tregtisë së lirë janë nënshkruar mes Kinës dhe 28 vendeve e rajoneve. Janë nënshkruar edhe 107 marrëveshje për standardizimin e bashkëpunimit me 65 institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, janë nënshkruar marrëveshje të mostatimit të dyfishtë me 112 vende e rajone.

Në 10 vitet e fundit, Kina dhe vendet e tjera pjesëmarrëse të “Një brez, një rrugë” kanë zhvilluar aktivisht partneritetin e tregtisë dhe investimeve, duke organizuar me sukses pesë herë Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit (CIIE) dhe duke propozuar krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII) dhe Fondit të Rrugës së Mëndafshit. Me këto arritje, është formuar një sistem investimesh dhe financimesh afatgjatë, i qëndrueshëm, i vazhdueshëm dhe me rreziqe të kontrollueshme.

Krahas kësaj, vendet bashkëndërtuese të “Një brez, një rrugë” kanë bërë përpjekje të përbashkëta për ruajtjen e multilateralizimit dhe tregtisë së lirë, duke u përpjekur për krijimin e një mjedisi të mirë për forcimin e lidhjeve ekonomike e tregtare. Mes vendeve të përfshira në këtë nismë, ka pasur përparime pozitive në integrimin e sistemeve të punës, koordinimin e standardeve teknike, njohjen e pranimin e rezultateve të testimit dhe ndërlidhjen e certifikatave elektronike. Deri në fund të gushtit 2023, mbi 80 vende e organizata ndërkombëtare kanë marrë pjesë në “Nismën e bashkëpunimit për lehtësimin e tregtisë ‘Një brez, një rrugë’” që është paraqitur nga Kina.

Krahas lidhjeve ekonomike dhe tregtare, bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve partnere të “Një brez, një rrugë” është konkretizuar edhe në fusha të tjera, si arsimi, kultura, sporti dhe turizmi. Siç mësohet, Kina dhe 45 vende e rajone kanë nënshkruar marrëveshjen e njohjes së diplomave të arsimit të lartë dhe me 144 vende të bashkëpunimit të kësaj nisme ka nënshkruar dokumente bashkëpunimi në kulturë e turizëm.

Foto nga VCG

“Brezi i zhvillimit” dhe “Rruga e lumturisë”

Drejtori i Departamentit të Ekonomisë Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Jashtme të Kinës, Li Kexin, u shpreh që për bashkëndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë”, Kina këmbëngul në hapjen, përfshirjen, bashkëpunimin e përfitimet e përbashkëta dhe mirëpret pjesëmarrjen e të gjithë miqve.

“’Një brez, një rrugë’ është nismë e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar. Ne këmbëngulim në parimin e hapjes, përfshirjes, bashkëpunimit e përfitimeve të përbashkëta, promovojmë konsultimet, ndërtimin  e ndarjen e përbashkët dhe mirëpresim të gjithë miqtë me të njëjtën dëshirë të marrin pjesë në të. Gjatë 10 viteve të fundit, ndërtimi i ’Një brez, një rrugë’ ka pasur fryte të pasura dhe ka tërhequr gjithnjë e më shumë miq, çka tregon plotësisht kjo nismë e ka tejkaluar mendësinë e vjetër të konkurrencës gjeopolitike, duke krijuar modelin e ri të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai është në të vërtetë ‘Brezi i zhvillimit’ dhe ‘Rruga e lumturisë’ që favorizon popujt e ndryshëm,” thotë Li Kexin.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…