Soreca: Integrimi jo vetëm çështje teknike, por proces politik dhe ekonomik

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca inkurajoi sot vijimin e reformave në vend


I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca inkurajoi sot vijimin e reformave në vend, ndërsa vlerësoi përfitimet që ka sjellë veçanërisht Reforma në Drejtësi.

Në konferencën parlamentare mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, Soreca u ndal te reformat që duhen kryer.

“Sigurisht do të ketë edhe kushte reformash. Çdo zhvillim ekonomik vjen me një ambient të shëndetshëm në të cilin investitorët direkt ndihen të sigurt për investimet e tyre prandaj është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me reformat”, tha Soreca.

Sipas tij, “këtu përfshihet Reforma në Drejtësi e cila ka sjellë kaq shumë në këtë vend dhe për rajonin në përgjithësi”.

“Progresi gradual drejt BE-së do të ndihmohet nga promovimi i i disa prej përfitimeve që do të ndodhin me anëtarësimin në BE. Unë mendoj se kjo është sfida e vërtetë, të sigurohemi që ndërsa procesi i analizës të çdo ‘Acqui” do të sjellë disa nga promovimet e përfitimeve për të gjithë qytetarët e të gjitha shteteve në mënyrë që integrimi të mos jetë vetëm një çështje teknike, por të jetë dhe një përfitim politik dhe të jetë një proces politik dhe ekonomik”, tha ai.

Soreca u shpreh se Presidentja Von Der Leyen do të japë më shumë detaje për sa i përket përfitimeve specifike që do të sjellë ky plan.

“Do të ketë edhe përfitime për sa i përket kontributit ekonomik të gjithë rajonit. Është në interesin e të gjithëve ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për integrimin në BE. Zgjerimi i BE-së do të jetë realitet vetëm nëse arrihet mbështetja dhe suporti i të gjithë anëtarëve të parlamentit”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…