Një ekspozitë e bukur shqiptaro-gjermane te Gallery 70!

Shqiptarja Irena Buzi dhe gjermania Gabriela Schenke ekspozojnë punimet e tyre në pikturë dhe qeramikë


Nga Dash Frashëri

Një ekspozitë e bukur shqiptaro-gjermane!

Dy artiste: shqiptarja Irena Buzi dhe gjermania Gabriela Schenke ekspopojnë punimet e tyre në “Gallery 70“, te Qendra Tregtare “Toptani”, në kuadër të Tetorit Gjerman, në kujdesin e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

Ekspozita ka një titull të bukur: “Dialog në pikturë dhe qeramikë”.

Të dyja artistet kanë ftesat e tyre drejtuar artdashësve.

Ja mesazhi i Irena Buzit…

Jeni të mirëpritur në ekspozitën e Irena Buzi dhe Gabriela Schenke në Gallery70. Të martën datë 10 tetor ora 19:00

Posted by Gallery 70 on Saturday, October 7, 2023

… dhe i Gabriela Schenke.

Posted by Gallery 70 on Monday, October 9, 2023

***

Në ceremoninë përuruese mori pjesë edhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, këshilltari për shtypin, Martin Karl Zikcendraht dhe diplomatë të tjerë.

Edhe unë si botues i “Tirana Diplomat” jam një nga vizitorët e saj.

Ekspozita përmban punime në pikturë nga Schenke dhe qeramikë dhe pikturë nga Buzi.

Drejtuesja e Gallery 70, Laureta Basha, ndihet e lumtur me këtë ekspozitë.

“Gallery70 është krenare të mirëpresë, në kuadër të aktiviteteve kulturore të Tetorit Gjerman 2023, një ekspozitë magjepsëse që feston aftësitë krijuese të dy artisteve të shquara femra, Irena Buzi nga Tirana, Shqipëria dhe GabrielA Schenke nga Berlini, Gjermani. Të dy artistet punojnë në mediumet e pikturës dhe qeramikës, duke eksploruar sferat e natyrës, abstraksionit dhe transformimit, duke gërshetuar së bashku një rrëfim që flet për zemrën e shprehjes njerëzore”, tha Basha për Tirana Diplomat.

Basha bashkëbisedon me ambasadorin gjerman, Bergner, rreth ekspozitës . Ka një falenderim të veçantë për Ambasadën Gjermane në Shqipëri për mbështetjen ndaj këtij eventi.

“Nëpërmjet ballafaqimit të veprave të dy artisteve, Gallery70 ndjek synimin e saj për ndërtimin dhe promovimin e një dialogu midis artistëve vendas dhe ndërkombëtarë, duke u shndërruar në një qendër krijuese ndërkombëtare në Shqipëri”, thotë Basha.

Edhe Martini ka nevojë për ndonjë shpjegim artistik.

Një foto me ambasadorin gjerman merr vlera simbolike.

Në të njëjtin pozicion bëj edhe unë foton time me veprat e artit.

Vizitorët janë të shumtë, edhe pse hapësira e galerisë është modeste, por në një pozicon strategjik. Në një nga katër hyrjet e qendrës.

Punime të bukura. Peneleta të ngrohta. Lule të stilizuara.

Tetë miniaturat e Irena Buzit janë një spektakël më vete. Njera më interesante se tjetra.

Qeramikat e Buzit të shtojnë edhe më shumë dëshirën për artin e bukur.

“Bota prekëse e qeramikës shkrihet me kanavacën e pakufishme të pikturës, secili medium ushqen tjetrin, duke na lejuar të eksplorojmë kufijtë dhe kryqëzimet e krijimtarisë”, shton drejtuesja e Gallery 70.

Media është e pranishme në ceremoninë e hapjes. Një kameraman filmon gjithçka. Edhe Gazeta Online “Tirana Diplomat” është midis mediave që shkruan për këtë ekspozitë me ngjyrime ndërkombëtare.

Vizitorët fotografojnë punët që ju pëlqejnë.

Artistet Buzi dhe Schenke ndihen në “Qiellin e Shtatë”!

Një foto është kujtimi më i bukur nga kjo ekspozitë!

______________________________

Tiranë, 14 tetor 2023

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…