Ç’u dishrush me t’pa ty!

Kaloja urën Saint-Michel, ndërsa nga kufjet më hynte në vesh zëri i Fitnete Rexhës duke kënduar…


Nga Ylli Demneri

Kaloja urën Saint-Michel. Në të majtë dielli kishte filluar të shfaqej pas katedrales Notre-Dâme, ndërsa nga kufjet më hynte në vesh zëri i Fitnete Rexhës duke kënduar:

Ç’u dishrush me t’pa ty,
Ftyrën tate mori mollë,
U bo shumë që s’jemi pa,
Letra prej teje s’kom morë.

Teksa ecja për të shkuar në punë, duke përshkuar sheshin Saint-Michel e pastaj bulevardin me të njëjtin emër, zëri i Fitnete Rexhës më erdhi shumë i afërt, duke më risjellë imazhin e atyre ditëve me diell në oborrin e shtëpisë së vjetër, brenda atij dekori që vetëm në atë çast po e kuptoja se për mua kishte qenë si lëngu i barkut të nënës që mbron fëmijën nga rreziqet.

M’u shfaq menjëherë para syve radio «Nora», një kuti e madhe veshur me rimeso ngjyrë kafe, që ndodhej në kuzhinë. Sapo ngrohej moti, dera e kuzhinës rrinte gjithë kohës hapur dhe, kur Radio Tirana transmetonte emisionin “Muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve”, këngët e meloditë dëgjoheshin në të gjithë oborrin.

Për ato që i pëlqenin më shumë, gjyshja, që kishte nisur të përgatiste drekën, më thoshte: «Ngreje i çik zonin, o çun! » dhe niste e këndonte me zë të ulët për kënaqësinë e saj. (Oh, ishte e mrekullueshme gjyshja ime! Për aq kohë sa ishim mirë me shëndet, jeta për të ishte e bukur. Të tjerat nuk kishin edhe aq rëndësi.)

Pastaj më erdhi të qesh me veten; mendova se çdokush që do më shikonte ashtu, të veshur «alla frënga», nuk do ta besonte se në ato çaste po shijoja atë këngë zvarranike me nota orientale.

M’u kujtua Vasilika, fqinja jonë, grekofone e lindur dhe e rritur në Stamboll, që një ditë po më tregonte se kur Ataturku nisi reformat për modernizimin e Turqisë, ndaloi, ndër të tjera, edhe këngët zvarranike të mejhaneve, por, shtonte ajo, kur pinte, harronte dhe niste të këndonte të njëjtat këngë. Po e kuptoja si asnjëherë Ataturkun.

Njeriu nuk është kurrë bardh-e-zi. Shtresimet emocionale, kulturore e shoqërore që i janë regjistruar në trup që i vogël, me kalimin e viteve e bëjnë atë një qenie të ndërlikuar, ku trupi impulsiv kacafytet me arsyen e ftohtë.

Doja t’i shijoja ato përjetime ku isha zhytur, ndaj hyra në kafenenë më të parë. Me pamje nga rruga, por pa vështruar askund. M’u kujtua po ashtu se, kur Radio Tirana transmetonte këngë të kënduara nga Vaçe Zela, një fqinja jonë i thoshte të nipit: «Na mytët me kto italiont! Çoje i herë at radje ke Fitnete Rexha!» Sikur Fitnete Rexha të ishte stacion më vete.


Ylli Demneri

Pastaj më erdhi ndërmend që Fitnete Rexha banote pranë shtëpisë sonë, që djalin e saj të vogël e kisha patur për disa vite në klasë, që Fitneten e shihja disa herë në ditë duke mbajtur radhën në dyqanin e bukës, të fruta-perimeve, tek Ushqimorja, Bulmeti e deri në mbledhjet e këshillit të lagjes.

Por preferoja më shumë zërin e ëmbël të Hafsa Zyberit që kishte ardhur për ditëlindjen time kur isha bërë dhjetë vjeç, ndonëse nuk ruaj asnjë kujtim nga këngët që ka kënduar atë natë, sepse, para se të ftuarit të fillonin të pinin e të këndonin, mua më kishte zënë gjumi e duke më mbajtur hopa më kishin çuar në shtrat.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…