Rama: Mbi 80 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë

Kryeministri: Shqipëria pret sot Francën me krenari, me miqësi, me shpresë


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, mbi 80 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë këtë vit.

Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave me miqtë e Francës, në nderim të Presidentit francez Emmanuel Macron, Rama u shpreh se, “në historinë e saj të gjatë Shqipëria ka parë të kalojnë në truallin e saj dhe të përzihen me tallazet e saj turma të panumërta francezësh, të njohur dhe më pak të njohur”.

“Në kohët e largëta dhe më pak të gëzuara ishin normandët, kryqtarët. Në kohët më të hershme dhe pak më të gëzuara, turistët, ngazëllimi i të cilëve për brigjet tona, peizazhet, kulturën tonë, vetëm sa ka filluar. Më shumë se 80 mijë vetëm këtë vit, gjë që na motivon të vazhdojmë përpjekjen e përbashkët për të afruar dy vendet tona duke intensifikuar shkëmbimet.

Kjo për t’ju thënë rëndësinë që ne i japim ekspertizës franceze në këtë fushë, bashkuar me asistencën më specifike që Franca propozon t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE”, theksoi Rama.

Gjithashtu, theksoi kreu i qeverisë, “për t’ju thënë rëndësinë e një lidhjeje akoma më të fortë dhe të përhershme, përmes fluturimeve direkte mes Francës dhe Shqipërisë që e dëshirojnë kaq shumë qytetarët tanë”.

“Ndonëse Shqipëria ka pritur francezë të interesuar që ta njihnin, megjithatë deri më sot ajo nuk ka pritur kurrë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, Francën. Sigurisht një prani, sidomos ajo e Francës në një vend si i yni, nuk mund të reduktohet vetëm me vizita zyrtare të nivelit të lartë. Megjithatë ajo merr gjithë kuptimin e saj, gjen një forcë domethënëse dhe ecën përpara vetëm kur kryetari i shtetit që e mishëron jashtë dhe i jep impulsin, i lë në të njëjtën kohë gjurmën dhe i jep tonin”, tha Rama.

Në fakt, nënvizoi Rama, “mjafton të shohim programin e kësaj vizite të shkurtër, por intensive, për të kuptuar hovin e jashtëzakonshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe në fusha të ndryshme si ekonomia dhe zhvillimi qëndrueshëm, siguria apo ajo që unë e quaj kultura high-tech, nëse kam parasysh bashkëpunimin që hapet në fushën e audio-vizuales, kinemasë apo artit bashkëkohor”.

“Duke Ju pritur sot, zoti President, Shqipëria pret sot Francën me krenari, me miqësi, me shpresë, madje do të thoja, jo pa emocion. Nuk është emocioni i një momenti, është ndjesi e thellë, që i ka rrënjët e veta në histori”, iu drejtua Rama presidentit francez Macron.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!