Rama: Status i vëzhguesit për vendet në tranzit drejt integrimit në BE


Kryeministri Edi Rama propozoi sot gjatë punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, vendosjen e statusit të vëzhguesit për vendet që janë në tranzit nga çelja e negociatave, deri tek anëtarësimi i plotë.

Në fjalën e mbajtur në hapje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, që po zhvillon punimet sot në Tiranë, Rama tha se “duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të ngushtuar hendeqet ekzistuese dhe për të siguruar një ekzistencë të harmonishme të Europës”.

“Ajo çfarë po them është e se në këtë peizazh që zhvillohet shpejt në kohët e sotme, në një botë ku vendimet gjeostrategjike dhe të përshpejtuara po shndërrohen gjithmonë e më tepër në avantazhe të autokracive që po përpiqen të mbledhin forca edhe për të ndryshuar mënyrën se si funksionon bota nga Lufta e Dytë Botërore, ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të ngushtuar hendeqet ekzistuese dhe për të siguruar një ekzistencë të harmonishme të Europës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se duhet të merremi me këtë ndasi përpara se ta dëmtojmë Europën së brendshmi.

“Në fakt e kuptoj që ideja e 33, 35 apo 40 anëtarëve të BE-së është diçka mjaft sfiduese për t’u parashikuar në të ardhmen e afërt në këtë kohë mjaft të trazuar brenda perimetrave të ndryshme. Në vend të kësaj do të pyesja: A do të ishte më pragmatike që të riformësojmë rrugëtimin nga bisedimet e anëtarësimit deri në anëtarësim dhe të mos nxitojmë duke vendosur afate anëtarësimi, të cilat mund as mos të dakordësohen apo t’u përmbahen 27 anëtarëve, por edhe të kundërshtojnë parimet meritës së integrimit të plotë të secilit prej vendeve? A do të ishte më e drejtë që të trajtohej inercia e kësaj ndasie duke futur statusin e vëzhguesit të vendeve që janë në tranzit nga çelja e negociatave deri tek anëtarësimi i plotë?” – tha Rama.

Ky status i ndërmjetëm, sipas tij, “do të jepte disa privilegje, natyrisht pa të drejtë vote”.

“Mund t’u jepte përfitime domethënëse të gjitha palëve duke rritur edhe unitetin politik mes Europës demokratike, gjithashtu rritjen e qeverisjes demokratike në Ballkanin Perëndimor. Në qoftë se mund ta heqim këtë ide të një marrëdhënie të largët dhe të funksiononim si partnerë do të mund të kuptonim sfidat e përbashkëta dhe do të ndanim më mirë barrat e kohëve të padyshimta sfiduese që shtrihen para nesh. Ky është një fillim premtues drejt kësaj rruge që do të eksplorojë në mënyrë kurajoze e të guximshme këtë mbyllje të kësaj ndarjeje midis kontinentit”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…