Milanoviç dhe Manastirliu, vizitë në laboratorin e ri të teknologjisë në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamzë

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç ndodhet në Shqipëri për një vizitë dyditore me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.


Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, vizitoi shkollën e re “Ahmet Zogu” në Kamzë, ku pa nga afër laboratorin e ri të teknologjisë, të mundësuar nga qeveria kroate.

Në këtë vizitë, Milanoviç shoqërohej nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kryetari i bashkisë Kamzë, Rakip Suli dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino.

Presidenti i Kroacisë Milanoviç dhe ministrja Manastirliu, kanë nënvizuar rëndësinë e investimeve në arsim, që u shërbejnë gjeneratave të ardhshme.

“Jam vërtetë i lumtur dhe i emocionuar kur shoh që paratë e popullit kroat janë përdorur për një mision fisnik, që t’i bëjmë të rinjtë më të mirë, më të ditur dhe më të gatshëm për sfidat e sotme”, – tha Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i shprehu mirënjohjen Presidentit të Kroacisë për solidaritetin e treguar dhe ndihmën e dhënë për investimet në arsim, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Manastirliu tha se “pamë nga afër laboratorin e ri të teknologjisë, të mundësuar nga qeveria kroate, ashtu si 7 laboratorë të tjerë në shkolla, që u shërbejnë mbi 4 mijë nxënësve”.

Ajo u shpreh se “kjo është një tjetër dëshmi e fuqisë transformuese që ka solidariteti mes popujve për formimin e gjeneratës së ardhshme, siç e tregoi populli mik kroat, me mbështetjen për arsimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ministrja Manastirliu falënderoi kryebashkiakun Rakipi, bashkinë e Kamzës dhe partnerët e UNDP për punën e bërë me programin e rindërtimit të shkollave.

“Me mbështetjen e qeverisë shqiptare, u bë e mundur që Kamza të jetë një model për shkollat e reja, me standarde europiane”, tha ajo.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkitë dhe partnerët ndërkombëtarë, po investojnë në 60 shkolla në të gjithë vendin, 30 prej të cilave janë drejt përfundimit, dhe duke filluar nga viti tjetër, hapen kantieret në 30 shkolla të tjera.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç ndodhet në Shqipëri për një vizitë dyditore me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Marrë nga ATSH

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…