Milanoviç viziton Beratin, njihet me trashëgiminë kulturore dhe bashkëjetesën fetare

I shoqëruar nga Presidenti Bajram Begaj, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç vizitoi sot Beratin.


Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, vizitoi sot Beratin.

I shoqëruar nga Presidenti Bajram Begaj, Milanoviç u njoh nga afër me historinë dhe traditat e qytetit të “një mbi një dritareve”.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo u prezantoi presidentëve një pjesë të historisë së qytetit, trashëgiminë kulturore dhe gjithashtu bashkëjetesën fetare.

“Si dëshmi e kësaj të fundit, vizituam Xhaminë Mbret dhe Kishën e Shën Mëri Vllaherna.
Kurse në vizitën tonë në Kalanë madhështore, patëm kënaqësinë të takonim edhe Nënë Letën, zonjën e moshuar dhe duarartë, e cila na mikpriti duke na ofruar disa prej glikove të përgatitura nga vetë ajo”, tha Demo.

Gjatë vizitës Milanoviç shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!