Soreca: Të garantohet votimi i emigrantëve, procesi me konsensus

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, kërkoi sot garantimin e votës së emigrantëve, pavarësisht sfidave dhe problemeve që sjell ky proces.


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, kërkoi sot garantimin e votës së emigrantëve, pavarësisht sfidave dhe problemeve që sjell ky proces.

I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare “Votimi nga jashtë vendit”, Soreca tha se kjo është një e drejtë shumë e rëndësishme, teksa theksoi se, Shqipërisë do t’i duhet të vendosë si ta vërë në zbatim votimin nga jashtë vendit.

Po ashtu, ai theksoi se, Shqipëria duhet të ofrojë garanci të konsiderueshme të integritetit zgjedhor, duke përmendur fshehtësinë e votës, garën e drejtë dhe përfaqësimin e drejtë.

“E drejta për të votuar është një e drejtë e rëndësishme politike e njeriut dhe në botën që jetojmë, t’u ofrosh qytetarëve që jetojnë jashtë që të votojnë në vendin e origjinës, është shumë e rëndësishme dhe gjëja e duhur për t’u bërë. Sa i përket votimit nga jashtë vendit, është shumë e rëndësishme, pavarësisht sfidave që sjellë ky opsion. Nuk është e lehtë dhe ka sfidat e veta është një ndërmarrje e madhe administrative dhe kosto të mëdha financiare. Shumë vende kanë patur probleme për të gjetur formulën e duhur, por kjo do të thotë se ka shumë ku të mësosh. Në fund Shqipërisë do t’i duhet të vendosë si ta vërë në zbatim votimin nga jashtë vendit. Do të duhet të ofrojë garanci të konsiderueshme të integritetit zgjedhor, si psh. fshehtësinë e votës, garën e drejtë, përfaqësimin e drejtë. Kur të krijohet ky sistem i ri, ne besojmë që është i një rëndësie shumë të madhe që procesi të jetë i gjerë sa i përket konsultimit dhe të kërkohet konsensusi i të gjithë aktorëve të përfshirë”, u shpreh Soreca.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Soreca u shpreh duhet të vendoset në mënyrë konsensuale “dhe nuk ka rrugë tjetër veç saj”.

“Dëshiroj të nxis të gjitha palët që t’i vënë në zbatim pa vonesë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese për proceset zgjedhore. BE ka qenë dhe vijon të jetë mbështetës i Shqipërisë për të fuqizuar sistemin zgjedhor. Fuqizimi i funksionimit të institucioneve demokratike është në thelb të misionit tonë të BE në Shqipëri si dhje një nga kërkesat thelbësore të anëtarësimit në BE. Ne vazhdojmë të kërkojmë një këmbëngulje ndërpartiake për këto çështje, Reforma Zgjedhore duhet të vendoset në mënyrë konsensuale dhe nuk ka rrugë tjetër veç saj”, theksoi Soreca.

(Marrë nga ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.