Biden: Mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen më thellë lidhur me dy konfliktet e huaja


Presidenti Joe Biden deklaroi se është “jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara” që Izraeli dhe Ukraina të kenë sukses në luftërat e tyre.

Në një fjalim televiziv drejtuar vendit mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen më thellë lidhur me dy konfliktet e huaja, ndërsa ai do t’i kërkojë Kongresit miliarda dollarë në ndihma ushtarake për të dy vendet.

Nëse agresioni ndërkombëtar lejohet të vazhdojë, tha zoti Biden, “konflikti dhe kaosi mund të përhapen në pjesë të tjera të botës”. “Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme”, tha Presidenti Biden. “Por ata kanë një të përbashkët. Ata duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”.

Presidenti Biden tha se do t’i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të jetë 105 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm. Propozimi, i cili pritet të prezantohet të premten, përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën, pjesa më e madhe e të cilave është për të rëmbushur rezervat e armëve amerikane.

14 miliardë dollarë do të jenë ndihma për Izraelin, 10 miliardë për përpjekjet humanitare, 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin, sipas tre individëve me njohuri për propozimin i cili do të publikohet të premten.

“Është një investim mendjehollë që do të sjellë rezultate për sigurinë amerikane për breza me radhë”, tha Presidenti Biden.

Biden shpreson se bashkimi i të gjitha këtyre çështjeve në një legjislacion të vetëm do të krijojë koalicionin e nevojshëm politik për të siguruar miratimin nga Kongresi.

Fjalimi i Presidentit Biden vjen një ditë pas udhëtimit në Izrael, ku ai tregoi solidaritet me betejën e këtij vendi kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për më shumë ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë. Presidenti Biden përballet me sfida të mëdha ndërsa përpiqet të sigurojë fondet nga Kongresi. Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në kaos pasi shumica republikane nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë një drejtues të ri pas shkarkimit dy javë më parë të kryetarit Kevin McCarthy.

Përveç kësaj, republikanët e vijë së ashpër kundërshtojnë dërgimin e më shumë armëve për Ukrainën, ndërsa po bëhen gati dy vjet nga fillimi i agresionit rus.

Kërkesa e mëparshme e Presidentit Biden për fonde, e cila përfshinte 24 miliardë dollarë për të ndihmuar në muajt e ardhshëm të luftimeve në Ukrainë, u hoq nga legjislacioni buxhetor muajin e kaluar, pavarësisht një lutjeje personale nga zoti Zelenskyy.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se ndihma me armatime për Ukrainën është jetike që ai vend të mos humbasë terren ndaj agresorit rus, ndërsa Kievi ka bërë përparime kohet e fundit në një kundërofensivë rraskapitëse./VOA

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…