Muzeu i Artit Mesjetar, në proces restaurimi ikona “Krishti i Gjithpushtetshëm”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot një video nga puna për restaurimin e një ikone të rëndësishme të Muzeut të Artit Mesjetar.


TDMinistrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot një video nga puna për restaurimin e një ikone të rëndësishme të Muzeut të Artit Mesjetar. Bëhet fjalë për ikonën “Krishti i Gjithpushtetshëm” (Pantokrator) IN 2210, me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Stratobërdhë, Korçë.

“Në laboratorin e restaurimit të Muzeu i Artit Mesjetar puna për restaurimin dhe konservimin nuk ndalon”, shkruan ministrja Margariti.

Ikona “Krishti i Gjithpushtetshëm” është pikturuar në vitin 1761 nga Konstandin Zografi. Në të parqitet Krishti Pantokrator me një himation ngjyrë të gjelbër të errët dhe hiton të kuq. Në dorën e majtë mban një ungjill të hapur dhe me dorën e djathtë bën gjestin e bekimit. Koka e Krishtit rrethohet nga një aureole e realizuar me puntim dhe kryqi me shkronjat janë pikturuar me ngjyrë të kuqe. Nënpikturimi i pjesëve të mishta është bërë me tone të errëta dhe lëkura me okra të ngrohta. Gjithë kuadri është pikturuar me mjeshtëri të lartë artistike.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Deri në përfundim të proçesit të restaurimit do të plotësohet edhe me më shumë informacion mbi këtë vepër nga studiuesit e MKAM.

Aktualisht janë duke u trajtuar 7 vepra nga specialistët restauratorë.

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…