Nikolla: Aleanca strategjike Shqipëri-Kanada për mbrojtjen e paqes, kontribut për demokracinë

Vizita zyrtare e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në Kanada, vijoi me takimin me Kryetaren e Senatit, Raymonde Gagné.


Vizita zyrtare e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në Kanada, vijoi me takimin me Kryetaren e Senatit, Raymonde Gagné. Në takim ishin të pranishëm Zëvendëskryetari Agron Gjekmarkaj, anëtari i Grupit të Miqësisë Eduard Ndreca dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça.

Pasi vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Kanadaja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Si një partnere e ngushtë e BE, Kanadaja ka mbështetur me vendosmëri integrimin evropian të Shqipërisë. Të dy vendet tona kanë qëndrime të njëjta ndaj sfidave të sigurisë e të paqes, të cilat burojnë e mbështeten në vlerat e përbashkëta që ndajnë popujt dhe shoqëritë tona. Në këto vlera mbështeten qëndrimet e Shqipërisë në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, mbështetja e Izraelit ndaj sulmeve terroriste të Hamasit dhe kontributi si anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së. Si anëtare e denjë e NATO-s, Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të kësaj organizate ndaj demokracive evropiane dhe ishte ndër vendet e para që ratifikoi protokollet e pranimit të Finlandës dhe Suedisë. Shqipëria mbështet nismën e Kanadasë kundër burgosjes arbitrare të shtetasve të shteteve të tjera.”


Për të nxitur e avancuar bashkëpunimin mes dy vendeve, Kryetarja Nikolla sugjeroi hapjen e Ambasadës kanadeze në Tiranë.

Në lidhje me zhvillimet në Veriun e Kosovës, Nikolla i shprehu Kryetares Gagné qëndrimin e Shqipërisë se sulmi i 24 shtatorit kundër policëve të Republikës së Kosovës ishte një akt kriminal dhe agresion i rrezikshëm kundër sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë. Prandaj komuniteti euro-atlantik duhet të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Qëndrimi i Shqipërisë në këtë çështje është në një linjë me partnerët perendimorë.

Kryesenatorja Gagné vlerësoi progresin në integrimin evropian të Shqipërisë dhe garantoi se mbështetja e Kanadasë do të vijojë deri në pranimin e Shqipërisë në BE.

Gagné vlerësoi kontributin e Shqipërisë në KS të OKB dhe si bashkëpenëmbajtëse së bashku më ShBA për çështjen e Ukrainës. Aleanca strategjike midis Kanadasë dhe Shqipërisë për mbrojtjen e paqes është edhe një kontribut për mbrojtjen e demokracisë. Kryetarja Gagné vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë të grave në jetën politike e parlamentare, si një faktor ndryshimi dhe kontribut për një shoqëri më të mirë.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…