Veliaj në Uashington, pjesë e samitit vjetor të kryebashkiakëve nga “Bloomberg Initiative”

Kryebashkiaku i Tiranës u takua me kongresmenët Ritchie Torres dhe Elissa Slotkin, si dhe me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI).


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington, ku u takua me kongresmenët Ritchie Torres dhe Elissa Slotkin, si dhe me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI).

Veliaj mori pjesë edhe në samitin vjetor të kryebashkiakëve nga “Bloomberg Initiative”, në të cilën bën pjesë edhe Tirana.

Samiti është një mundësi për të diskutuar çështjet e inovacionit urban dhe për të ndarë eksperiencën e transformimit të Tiranës.

Nga atje, Veliaj tha se Tirana është pa dyshim një nga shembujt më të suksesshëm, që mbështetet me grante nga Fondacioni “Bloomberg”.

“Është gjithmonë kënaqësi që Tirana përfaqësohet në takimin vjetor të qyteteve nga Bloomberg. Tirana ka qenë pjesë e kohortës së parë të qyteteve që, me ish-kryetarin e bashkisë, Michael Bloomberg, është përfshirë në një sërë transformimesh, ndërsa sot, që jemi në vitin tonë të 8-të, Tirana është padyshim një nga shembujt më të suksesshëm, që mbështetet me grante nga Fondacioni “Bloomberg”, dhe po ilustron se si me pak fonde, por me shumë kreativitet, mund të transformojmë qytetin. Vitin tjetër Tirana do të ketë Presidencën e B-40, që është rrjeti më i madh i qyteteve të Ballkanit, nga Stambolli në Ljubjanë. Kjo do të jetë një mundësi fantastike që, siç bëmë me vitin e Rinisë dhe të Sportit, në vitin ku ne marrim Presidencën e B-40, të kemi mundësi që shumë prej inovacioneve, risive dhe shumë transformimeve të Tiranës, t’i tregojmë dhe t’i ndajmë edhe me qytetet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Lexo më shumë nga

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.