Begaj në Kalabri: Të zhvillojmë miqësinë tonë, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, zhvilloi sot vizita në qytezat e provincës së Kozencës,


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, zhvilloi sot vizita në qytezat e provincës së Kozencës, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore të cilët i uruan mirëseardhjen.

Ndalesa e parë e Presidentit Begaj, ishte “San Demetrio Corone” ku iu rezervua një ceremoni e veçantë mirëseardhjeje me praninë e qytetarëve të kësaj komune dhe kryetarit të saj Ernesto Madeo.

Sheshi i Monumentit në “San Demetrio Corone” ishte dekoruar me flamuj shqiptarë, ndërsa femijët që kishin dalë për të pritur Presidentin Begaj veç pankartave të mirëseardhjes, mbanin flamujt e dy shteteve.

Presidenti Begaj ishte i ftuar nga kryetari i komunës së “San Demetrio Corone” Ernesto Madeo në festivalin e kengës arbëreshe, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve muzikore arbëreshe.

Presidenti Begaj ftoi artistët arbëreshë të bëhen pjesë e festivaleve që organizohen në Shqipëri duke ofruar mbështjen e tij dhe të institucioneve shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që ju shoh të gjithëve ju, sidomos fëmijët të cilët kanë ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, veshjen, këngën dhe vallet që i përkasin atdheut që lanë pas. Jam shumë i lumtur të shikoj fëmijët me dy flamuj, atë shqiptar dhe italian . Miqësia jonë është një miqësi që i ka rrënjët shumë të thella. Detyra jonë është ta zhvillojmë këtë miqësi, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Jam shumë i lumtur që ju organizoni festival ndërkombëtar për vallen dhe këngën arbëreshe. Ju siguroj që edhe në Shqipëri ka programe të tilla të cilat do të bëjnë të mundur që dhe ju t’a paraqisni veten atje, në atdheun tuaj.Ju siguroj se do të keni mbështetjen time gjithmonë dhe mbështetjen e institucioneve shqiptare për të rritur atë që është bërë 600 vjet, për t’a trashëguar gjatë gjithë kohës. Ju përgëzoj dhe uroj jashëzakonisht shumë që t’a vazhdoni këtë traditë, që të ruani gjuhën, të ruani veshjen, të ruani këngën”, tha Presidenti.

Gjatë qëndrimit në komunën “San Demetrio Corone” presidenti Begaj vizitoi kishën antike “Sant’Adriano”. Më pas kreu i shtetit zhvilloi takimin me komunitetin arbëresh në “Santa Sofia D’Epirio” ku u prit nga autoritet drejtuese të cilët organizuan dhe një shfaqje me këngë dhe valle folklorike arbëreshe. Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu kishën bizantine “Santa Sofia D’Epirio”.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.