“Gruaja Horizont”, gratë e sotme përballë tablove ikonike!

Një ekspozitë e veçantë në “Galerinë e Tiranës”, e kuratores dhe moderatores Jetona Koçibelli.


Nga Dash Frashëri

“Gruaja Horizont”

Gratë e sotme përballë tablove ikonike. Një ekspozitë e veçantë në “Galerinë e Tiranës” (19-21 tetor), e kuratores dhe moderatores së emisionit “ArtKand”, Jetona Koçibelli.

E prita me kureshtje të madhe këtë ekspozitë, të paralajmëruar prej disa ditësh në televizionin më të madh në vend, Top Channel, gjatë një emisioni të Bieta Sulos, njërës prej personazheve.

Në 25 fotografi shpalosen dualiteti i dy epokave që shkrihen plotësisht në njëra-tjetrën, ato të sotmet dhe gratë në artin e realizmit socialist.

Figurat e zgjedhura për të qenë pjesë e ekspozitës janë nga fusha e artit, televizionit, biznesit, qeverisjes dhe politikës.

Adela Osmani (Artiste), Alda Bardhyli (Drejtore e Qendrës së Librit dhe Leximit), Anila Hoxha (Gazetare), Arlinda Dudaj (Botuese), Belina Budini (Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET), Bieta Sulo (Moderatore), Driada Dervishi (Regjisore), Genta Popa (Gazetare), Irena Toçi (Botuese), Ilda Shosha (Kirurge e Përgjithshme), Irma Libohova (Këngëtare), Juli Ristani (Gazetare), Ketrina Çabiri, Luiza Gega (Sportiste), Marjana Kuka (Sipërmarrëse), Merita Rexha Tërshana, Mimoza Ahmeti (Piktore), Najada Elmazi, Nevila Nika (Rektore/Pedagoge), Rita Petro (Shkrimtare), Tefta Cami (Politikane/Ish-Ministre e Arsimit), Teuta Doçi (Sipërmarrëse), Valentina Leskaj (Politikane), Zhaklin Lekatari (Gazetare/Aktiviste).

Në foto, Valentina Leskaj

Në foto janë Luiza Gega dhe Irma Libohova
Alda Bardhyli

 

Gra të sotme duke mbajtur në dorë fotot me të spikatura të pikturave të kushtuara figurës së gruas, në artin e realizmit socialist. Në dy epoka që kanë një temë të përbashkët, rëndësinë e gruas në shoqëritë që ecin dhe evolohen.

“Gruaja Horizont”, një ekspozitë e veçantë që jo rastësisht u hap në tetor, në këtë muaj ku vëmendja më e madhe i kushtohet gruas. Një muaj ku sensibilizimi për luftimin e kancerit të gjirit është e lartë, por edhe një muaj ku të gjitha vajzat dhe gratë duhet të kuptojnë rëndësinë e tyre, në të gjitha format dhe mënyrat, në shoqëritë që ecin dhe evolohen, pasi ky është edhe qëllimi i këtij projekti të veçantë.

“E kemi nisur me gruan e thjeshtë, me gruan që punonte në fshat, në ara dhe më pas kemi vijuar me gruan partizane, me gruan montatore, me gruan punonjëse të ndërtimit, dhe kemi mbërritur pas 30 vitesh në një kohë jo shumë të gjatë, por as të shkurtër nga gruaja aksioniste te gruaja aksionere, kemi mbërritur te gruaja sipërmarrëse, tek artistja, te gazetarja, te sportistja.

Ky ishte dhe koncepti i asaj që unë dëshiroja të realizoja. Jam përpjekur të kem një simbiozë midis personazhit dhe vetë tablosë. Nga ana tjetër unë kam dashur të risjell vëmendjen tek këto tablo, pra tek ky art i këtij sistemi, arti i realizmit socialist, që është shumë mirë i stilizuar në mënyrën se si e sjell gruan”, tha kuratorja Koçibelli.

Genta Popa, Jetona Koçibelli dhe Bieta Sulo
Gazetarja Anila Hoxha dhe kuratorja Jetona Koçibelli

Pedagogu  i njohur i Akademisë së Arteve, Ardian Isufi, i ftuari i përhershëm i emisionit “ArtKand”, u shpreh: “Kemi një koleksion të Realizmit Socialist, në kuptimin antropologjik të estetikës, përballet me këto zonja dhe zonjusha, të cilat në fakt, i kemi kudo. I kemi në kuptimin e profesionit, në kuptimin se çfarë ato përmbajnë në kuptimin simbolik”.

“Kënaqësi e veçantë që kjo foto shumë e veçantë dhe e dashur për mua të ishte pjesë e saj. Në pikturën që duket në sfond është mamaja e Fatmirit, të cilën nuk e kam njohur, por për të cilën kam dëgjuar kaq shumë… e veç për mirë. Një vepër e piktorit dhe mikut të familjes sonë Edi Kojani. Momenti i duhur për ta kujtuar nënën me dashuri. Ngjajmë me njëra-tjetrën për dobësinë e dashurinë që i kemi Fatmirit. Faleminderit Jetona Koçibelli”, shkruan botuesja Irena Toçi, një nga gratë që ishin pjesë e ekspozitës.

 

Personazhet e ekspozitës pozojnë pranë fotove të tyre.

Vizitorët janë të shumtë. Realizojnë foto.

Ekspozita u përcoll gjerësisht nga mediat.

Nuk mund të mungonte kurrsesi, një tufë me lule për kuratoren Jetona Koçibelli! Për suksesin e padiskutueshëm të ekspozitës së parë të saj si kuratore!

TË GJITHA FOTOT

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…