Kombëtarja e Futsallit, dy ndeshje miqësore me Malin e Zi

Në muajin qershor të këtij viti, kuqezinjtë e Erind Resulit zhvilluan dy takime ndaj Malit të Zi në transfertë.


Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi në muajin nëntor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur një marrëveshje me Federatën Malazeze të Futbollit që këto ndeshje të zhvillohen në datat 8 (ora 19:00) dhe 9 (ora 17:00) nëntor në Tiranë, me të dyja sfidat që do të luhen në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy Kombëtare do të përballen në ndeshje miqësore, pasi në muajin qershor të këtij viti, kuqezinjtë e Erind Resulit zhvilluan dy takime ndaj Malit të Zi në transfertë.

Të dyja sfidat përfunduan në barazim, e para nuk prodhoi asnjë gol 0-0, ndërsa takimi i dytë 2-2.

Më pas në muajin shtator Kombëtarja shqiptare e futsallit zhvilloi dy miqësore ndaj Zvicrës, me të dyja sfidat që u luajtën në sallën “Feti Borova”. Kuqezinjtë regjistruan dy fitore, e para me përmbysje 3-2, ndërsa e dyta me rezultatin e thellë 7-1.

Pas sfidave miqësore, stafi teknik është shfaqur shumë i kënaqur, jo vetëm me rezultatet pozitive, por edhe me paraqitjen e lojtarëve të rinj të grumbulluar në këto sfida.

Ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme pasi i japin mundësi trajnerit të Kombëtares së Futsallit, Erind Resuli dhe stafit teknik, që të provojnë lojtarët e rinj, që mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren në kompeticionet e ardhshme zyrtare.

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…