Veliaj në SHBA, takon Sekretarin amerikan të Transportit

Kryebashkiaku i Tiranës zhvilloi një takim me Sekretarin amerikan të Transportit, Pete Buttigieg.


Gjatë vizitës në SHBA, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Sekretarin amerikan të Transportit, Pete Buttigieg.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se qytetet janë qendra kryesore të inovacionit, të cilat frymëzojnë dhe nxisin kreativitetin në shërbimin publik.

“Një herë të bëhesh kryetar bashkie, mbetesh gjithmonë i tillë! Kënaqësi të takoja Pete Buttigieg, mikun tim të vjetër nga “Harvard Bloomberg”, kandidat për President, i cili tani shërben si Sekretar i Transportit të SHBA-së. Ai ka të drejtë: qytetet janë qendra kryesore të inovacionit – ato frymëzojnë dhe nxisin kreativitetin në shërbimin publik. Mezi po pres ta shndërroj precidencën e Tiranës të B40 në një platformë të praktikave më të mira dhe bashkëpunimit midis qyteteve. Suksese Pete”, shkruan Veliaj.

Në 2024-ën, Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.

Pas vitit 2022, ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, këtë vit është Qyteti Europian i Sportit 2023, ndërsa vitin tjetër do të kemi Presidencën e Rrjetit më të madh të Qyteteve të Ballkanit. (ATSH)

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.