
Margariti: Anime Fest, një nga ngjarjet më të bukura të Javës së Kulturës Japoneze
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ishte e pranishme në këtë event, së bashku me ambasadorin japonez në Shqipëri, Mitsuyuki Takada.

Anime Fest, një nga ngjarjet më të bukura të Javës së Kulturës Japoneze, solli në Tiranë ekselencën e animacionit botëror.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ishte e pranishme në këtë event, së bashku me ambasadorin japonez në Shqipëri, Mitsuyuki Takada.
“Një lumë fëmijësh dhe të rinjsh prisnin në radhë për të takuar artistët e preferuar të animacionit japonez”, u shpreh Margariti.
“Kurse, konkurse vizatimi, fotografi e autografë.
Pas kësaj eksperience të parë, edicioni i vitit që vjen do të jetë edhe më i madh”, theksoi ministrja.
Margariti uroi që ky bashkëpunim të mos mbetet vetëm brenda kornizës së Javëve Kulturore.