“Tetori Rozë”, Veliaj apel vajzave dhe grave: Kryeni kontrolle mjekësore periodike

Bashkia e Tiranës, edhe këtë vit iu bashkua fushatës globale “Fjongoja rozë më kujton”, një marshim që e kthen në qendër të vëmendjes betejën kundër kancerit të gjirit.


Një tetor tërësisht rozë, për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat.

Bashkia e Tiranës, edhe këtë vit iu bashkua fushatës globale “Fjongoja rozë më kujton”, një marshim që e kthen në qendër të vëmendjes betejën kundër kancerit të gjirit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se aseti më i rëndësishëm për një qytet janë vetë qytetarët e tij.

“Një qytet ka shumë asete, por unë besoj se ‘aseti’ numër një i një qyteti janë njerëzit. Mund të ketë qytet pa bulevard, mund të ketë qytet pa ndriçim, pa shtylla, mund të ketë qytet edhe pa asfalt e pa pllaka, por nuk ka qytet pa njerëz. Vetë kuptimi i fjalës qytet do të thotë një bashkësi me njerëz. Nëse kuptojmë se aseti numër një i qytetit janë njerëzit, atëherë unë besoj se secili prej nesh ka më shumë për të dhënë në këtë kauzë”, tha Veliaj.

Ai ftoi të gjitha vajzat dhe gratë që të kryejnë kontrolle mjekësore periodike.

“Në Shqipëri gratë bëhen të forta nga stuhitë që kalojnë në jetën e tyre. Në dallim nga shumë vende të tjera, një grua në Shqipëri kalon shumë më shumë stuhi se sa në një vend Perëndimor. Sot shpresoj që ky marshim të jetë një himn për të gjitha gratë shqiptare, një mënyrë ndërgjegjësimi, të jetë edhe si një mirënjohje për skuadrën fantastike të YWCA, e cila ndër vite, kur nuk ishte e udhës, kur nuk ishte modës, kur konsiderohej tabu të flisje për kancerin e gjirit, i kanë qëndruar besnikë një kauze të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…