Denaj pret Wisner: Diskutuam mbi projektet e USAID!

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj priti Të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner dhe drejtuesen e USAID në Shqipëri, Mischere Kawas.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim Të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner dhe drejtuesen e USAID në Shqipëri, Mischere Kawas.

Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi projektet e USAID-it për forcimin e zinxhirit të vlerës dhe rritjen e bashkëpunimit midis bizneseve shqiptare dhe atyre amerikane.

“Kënaqësi të prisja në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner dhe drejtuesen e USAID në Shqipëri, znj. Mischere Kawas. Diskutuam mbi projektet e USAID për forcimin e zinxhirit të vlerës, mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe ato amerikane në fushën e bujqësisë, për shkëmbimin e eksperiencës dhe produkteve në shërbim të rritjes ekonomike të fermerëve.”, shkran ministrja Denaj në një postim të saj në rrjetet sociale.

Bujqësia është një ndër sektorët e rëndësishëm në ekonominë e vendit, e cila kontribuon ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 40 % të forcës së përgjithshme të punës.

???? Kënaqësi të prisja në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z….

Posted by Anila Denaj on Tuesday, October 24, 2023

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.