Dita e OKB, larmi aktivitetesh në Tiranë

Një sërë aktivitetesh janë organizuar ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të Ditës së Kombeve të Bashkuara dhe Javës Kulturore të OKB-së


Një sërë aktivitetesh janë organizuar ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të Ditës së Kombeve të Bashkuara dhe Javës Kulturore të OKB-së.

Në skenën e ngritur në shesh janë mbajtur fjalime nga koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e shumë të tjerë. Më pas, rreth mesditës, në shesh u çel një ekspozitë e “Rrugëtimit të OKB-së dhe Shqipërisë”.

Pranë saj ishin ngritur tendat e një panairi dhe më pas vijuan të tjera aktivitete me fokusin tek të rinjtë, gratë etj. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një komuniteti të sigurt për barazi gjinore, vetëpërmbushje dhe vetëkujdesje për gratë dhe vajzat.

Në orët e pasdites, sheshi Skënderbej do të kthehet në skenë performancash artistike të cilat do të nisin me Ansamblin Folklorik “Shqiponja”, me “Pleqtë e Krujës” si dhe performanca nga artistë refugjatë.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…