“Festa e Gështenjës” në Bajram Curri

Ekosistemi i gështenjave të Tropojës është më i madhi në Ballkan


Në qytetin e Bajram Currit, Tropojë, u organizua “Festa e Gështenjës”, me fokus promovimin e produkteve të zonës, si aset potencial për zhvillimin e ekonomisë lokale.

Të pranishëm në këtë event, ishin zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, fermerë dhe sipërmarrës që merren me grumbullimin dhe përpunimin e gështenjës në këtë zonë, si dhe vizitorë e të ftuar të shumë që iu bashkuan festës.

Jaupllari u shpreh se mbetet prioritet promovimi i prodhimeve lokale për rritjen e pranisë së tyre në tregje dhe fuqizimin ekonomik të fermerëve.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Gështenja është aset i rëndësishëm i sektorit të bujqësisë dhe objektivi ynë është rritja e prodhimit dhe e të ardhurave të fermerëve që punojnë me këtë produkt”, tha Jaupllari.

Në kuadër të kësaj feste u organizua dhe panairi me produktet ushqimore tradicionale të prodhuara me gështenja, që ngjalli interes të veçantë për pjesëmarrësit.

Po ashtu, bizneseve të zonës iu krijua mundësia që të promovojnë gatimet e tyre tradicionale, punimet artizanale si dhe të vendosin kontakte për shitjen e prodhimeve të zonës në tregje të reja.

Ekosistemi i gështenjave të Tropojës është më i madhi në Ballkan. Ai përbëhet nga një kultivar me vlerat larta bio-gjenetike dhe përveç ndikimit në në ekonominë lokale të zonës, masivi i Gështenjave të Tropojës është edhe një atraksion për turistët e natyrës.

Rama: Na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027-s

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive sot, tha se është Bashkimi Europian që ka thënë se negociatat me Shqipërinë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027-s

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive sot, tha se është Bashkimi Europian që ka thënë se negociatat me Shqipërinë…