Përtokë!

(Shqipëroi Eda Merepeza)


Nga Gellu Dorian
Poet dhe shkrimtar rumun

Jam shtrirë përtokë
Në tokën lënë trashëgim nga nëna
Sot pemët rriten mbi të,
hardhia gjelbëron
e fundet e grave i bëjnë hije borzilokut.
Vdekjen marr me të mirë
me shpresë të mos vijë
E mirë është toka
Në bark të saj prindërit pushojnë
Sa e bukur do të kish qenë tryeza,
Ku gotat plot verë cakrrojnë
Nuk e duroj dot lakminë e vdekjes
që jetët mbledh në varr.
Tokës nuk i kërkoj dot gjë
kur bie shi, baret janë plot,
grave goja u thahet
unë bëhem pus e qiellin shoh
Se qielli është i mirë
Çfarë ngjitet në të, nuk shihet më,
Lëvdoj heshtjen e atjeshme
që dëgjohet këtu nëpër kisha,
Unë ulem në tokë
me gëzimin që mund ta shoh Zotin në sy
në atë shtrat lulesh erëmirë
me rrush të pjekur si lot në sy fëmije,
në mollët mbledhur në prehër të plakave
që i luten Zotit dimrin ta kalojnë,
Unë hesht që sytë të mos shqetësojë
aty ku vdekja nuk mund të banojë.

(Shqipëroi Eda Merepeza)

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…