Rama: Shqipëria pret për herë të parë takimin e Komisionit për Europën të OBT

Në Shqipëri, për herë të parë, do të mbahet takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.


Në Shqipëri, për herë të parë, do të mbahet takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot kartolinën e prezantimit të Shqipërisë si vendi pritës i këtij takimi.

Rama theksoi se ky takim do të mbahet në Tiranë, në pranverë të 2024.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Pak ditë më parë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se do të jenë rreth 40 ministra nga e gjithë bota që do marrin pjesë në Tiranë në mbledhjen e 70-të.

“Vitin e ardhshëm Komisioni për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit vendosi që Shqipëria të jetë vendi pritës i mbledhjes së radhës, saktësisht i mbledhjes së 70−të të këtij komisioni, që do të thotë mbi 40 ministra, nga të gjitha vendet e kontinentit europian, ministra të turizmit, do të marrin pjesë, do të vijnë në Tiranën tonë, do të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të bërë mbledhjen, jo vetëm për të marrë vendime të rëndësishme për rajonin, Mesdheun, Europën në fushën e turizmit”, u shpreh ministrja Kumbaro në një videomesazh nga Uzbekistani pak ditë më parë.(ATSH)

Lexo më shumë nga

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.